Video/ Presidenti francez konfrontohet me forcat e policisë në Jerusalem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë turneut të tij në qytetin historik të Jerusalemit, ka pasur përplasje të fortë me policinë izraelite.

Macron akuzoi oficerët për shkelje të rregullave që i pengojnë ata të hyjnë në Kishën e epokës së kryqëzatave të St Anne, e cila konsiderohet territor francez.
“Nuk më pëlqen ajo që bëtë para meje. Dil jashtë, të lutem,” i’u drejtua ai në anglisht. “Askush nuk duhet të provokojë”, shtoi ai.

Më tej ai tha: “Më vjen keq, por ne i dimë rregullat. Askush, askush nuk duhet të provokojë, askush. Ne mbajmë qetësinë”.

Ai më pas i thotë një oficeri: “Ne patëm një shëtitje të mrekullueshme. Ju bëtë një punë të shkëlqyeshme në qytet. Unë e vlerësoj atë djema. Ju lutemi respektoni rregullat siç janë me shekuj. Ata nuk do të ndryshojnë me mua. Unë mund t’ju them, mirë?”

Duhet të rikujtojmë se një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe me Presidentin e ndjerë francez Zhak Chirac në vitet 1990.

Macron është në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit, i cili shënon 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau.

Kisha e Shën Anës, e cila daton që nga viti 1138, është kisha më e ruajtur e periudhës së Kryqëzatave në Jerusalem. Sipas gojëdhënës së krishterë, kriptori përfshin shtëpinë e Virgjëreshës Mari dhe prindërit e saj.

Kisha ndodhet në Jerusalemin Lindor të okupuar, në veri të vendit kodrinor të njohur për myslimanët si al-Haram al-Sharif dhe për Hebrenjtë si Mali i Tempullit.

Flamuri francez është valëvitur mbi Kishën e Shën Anës që nga viti 1856. Kisha iu dhurua shtetit francez nga ana e Perandorisë Osmane si gjest mirënjohjeje për ndihmën në Luftën e Krimesë.

Lexo edhe :  Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Ministria e jashtme izraelite nuk ka pasur asnjë reagim mbi incidentin e ndodhur.

Të fundit

Duhet plan i zgjuar gjithëpërfshirës për reduktimin e pabarazisë dhe uljen e inflacionit

Nga Eduart Gjokutaj Një gjetje kryesore e përmendur si politika gjithëpërfshirëse më e mirë për të reduktuar pabarazinë në të...

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si mburoja e NATO-s në Detin...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë është e gabuar  

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehsuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht...

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV