Histeria dhe emancipimi i turmave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth filmit dokumentar “Emancipimi i turmave” të regjisorit Ervin Lera

 Nga Leonard Veizi

Historia botërore ka njohur pa fund masa të irrituara që kanë kaluar në ekstrem, vrasje e plaçkitje, ka njohur luftë frontale e revolucione të përgjakura. E në këtë hark kohor dymijë apo tremijë vjeçar, edhe në tokat ilirike e ato arbërore ka pasur furtuna të herëpashershme. Por historia e re e Shqipërisë nuk është se ka surprizuar me revolucione të tipit francez, ku njerëzit hidheshin mbi bajoneta për të marrë Bastijën, as si lëvizja çartiste në Angli pas revolucionit industrial të viteve 1700.

Madje shqiptarët nuk njihen ta kenë ekzekutuar ndonjë drejtues të lartë të shtetit, ashtu si në revolucionin e udhëhequr nga Oliver Kromuelli, i cili në vitin 1649 përfundoi me ekzekutimin e mbretit te Anglisë, Charles I, dhe as si revolucionarët francezë të cilët të udhëhequr nga Maksimilian Robespieri, në vitin 1791 çuan në gijotinë mbretin e tyre Luigjin XVI.

Këto më erdhën ndër mend teksa ndiqja i përqendruar premierën e filmit dokumentar “Emancipimi i turmave”, të regjisorit Ervin Lera.

Po çfarë përmbante dokumentari në tërësinë e tij?

Në 60 minuta gjuhë filmike, Lera ishte munduar të bënte maksimumin e mundshëm, për të trajtuar historinë 30 vjeçare të “revolucioneve shqiptare” të cilat filluan me Lëvizjen Studentore në vitin 1990 dhe përfunduan me një tjetër lëvizje studentore, atë të vitit 2018. Dhe në mes tyre, çudira shqiptare pa fund.

Ky është një film që nxjerr në pah, apo më saktë të them jam përpjekur që të bëj një vështrim antropologjik dhe filozofik të shoqërisë shqiptarë që nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët ku ne jetojmë. Dhe nuk është çudi që nesër kur të presim një protestë të shohim nëse filmi është i vërtetë apo jo”, thotë regjisori Lera. Dhe ka një tjetër përgjigje kur e pyet: A ka turma të emancipuar? “Shqipëria nuk ka turma të emancipuara, por ka turma të paedukuara. Më vjen keq që e them këtë sepse edhe unë, qoftë dhe në pasivitet jam pjesë e këtyre turmave”, shprehet regjisori i dokumentarit “Emancipimi i turmave”.

Duket se në optikën e personazheve publikë që folën në dokumentar, por dhe të vetë regjisorit i cili kërkon ta çonte krijimin e tij drejt asaj hullie, në Shqipërinë e 30 viteve të tranzicionit postdiktaturë, nuk ka pasur një emancipim të turmave, por një keqpërdorje të tyre. Dhe keqpërdorja, për ironi të fatit ka ardhur që në gjenezë, pra që me lëvizjen e parë për demokraci, që në terminologjinë e përditshme sot cilësohet thjesht si “Lëvizja e dhjetorit”.

Padyshim, Lera ka argumentuar mbi 30 vitet e fundit, pasi në 45 vitet e diktaturës komuniste, jo revolucion, por as grupime e nisma kundërshtare mbi regjimin nuk do të kishte. Dhe një gjë të tillë e thotë dhe politologu i njohur Afrim Krasniqi, kur shprehet se: për shkak të moskundërshtimit të diktaturës, shqiptarët mbeten populli që e pranoi më shumë atë në gjysmë shekulli totalitarizëm.

Sipas vijës logjike dhe përfundimit të nxjerrë përmes dokumentarit të Ervin Lerës, në fund e në krye të tij, emancipimi i turmave nuk ka ndodhur përgjatë këtyre viteve, sepse e mbi të gjitha, ata që kanë pasur drejtimin e shtetit, apo të tjerët që e kanë synuar atë, i kanë përdorur këto turma, dhe për më shumë se kaq, i kanë keqpërdorur për interesat e tyre politike.

Lexo edhe :  Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

Dokumentari në fjalë sjell një historik të protestave të mëdha gjatë 30 viteve të fundit, por ajo që të bën të shohësh pak dritë në fundin e një tuneli të errët është protesta e studentëve në vitin 2018.

Ajo që  ndodhi me studentët në vitin 2018 duhet të ishte përditshmëria jonë në vend të kësaj përditshmërie që ne po përjetojmë”, shprehet regjisori Lera.

Nëpërmjet analizës dhe gjuhës filmike, Lera na sjell gjithashtu edhe prapaskenat e përdorimit të turmës gjatë revoltave kryesore të saj, të cilat kufizohen më së shumti në vitin 1997, 1998 e 2011.

Ervin Lera dhe Përparim Kabo gjatë prezantimit të dokumentarit “Emancipimi i turmave”

Ne kemi shumë nevojë të dalim nga sjellja përmes turmave dhe të hyjmë në sjelljen institucionale. Ky është një nga thelbet e revolucionit demokratik në Shqipëri, që ende nuk është bërë. Nuk janë turmat që mund të imponojnë vendimmarrjen e institucioneve, janë institucionet që janë të zgjedhura apo të emëruara për të mbrojtur apo për të shprehur interesat e demokracisë kolektive përfaqësuese dhe të grupeve të caktuara të interesit” do të shprehej  Përparim Kabo, gjithashtu një prej tre personazheve kryesorë që përbënin boshtin e dokumentarit të Ervin Lerës, për ta bërë atë një të vetëm.

Dhe në vazhdim të argumentit, mund të themi se është krejt kaotike historia shqiptare e pas pavarësisë, me kryengritje, revolta dhe revolucioneve të munguara.

Kjo histori nuk njeh shumë akte njerëzish të revoltuar, që tentojnë të ngrenë krye e të bëjnë revolucione. Dhe nëse merret për bazë kryengritja e Haxhi Qamilit, kryengritja e Fierit qoftë dhe Revolucioni i Qershorit nga Fan Noli atëherë jemi vërtet të dështuar e për të na qarë hallin. Për këtë shkak, edhe revolta ngritur mbi skemën e stisur të rrëzimit të firmave piramidale, erdhi në mënyrën më të keqe të mundshme, një revolucion pa revolucion, ku njerëzit të mbushur me urrejtje drejtonin armët drejt qiellit e zbraznin karikatorët me fishekë në boshllëk dhe pa asnjë kundërshtar konkret.

“Psikologjia e turmave”, u ka marrë shumë kohë filozofëve, antropologëve e psikologëve të dy shekujve të fundit. E kudo kudo që të kërkosh me këtë togfjalësh, do të të dalë si fillim filozofi francez i pas vitit 1800 Gustave Le Bon.

Por me dokumentarin “Emancipimi i turmave” Ervin Lera ka ekranizuar jo vetëm teorinë e filozofit Gustave por dhe atë të Giovanni Pico della Mirandola apo José Ortega y Gasset, të cilët gjithashtu kanë folur e shkruar shumë për psikologjinë e turmave apo janë marrë me studime antropologjike.

Për ta realizuar deri në fund, “Emancipimin e turmave” shqiptare, regjisorit Lera i kanë dhënë një ndihmë të çmuar intervistat-refleksione të Përparim Kabos, Afrim Krasniqit dhe Ben Andonit.

Të rebelohemi në mënyrën më të edukuar më intelektuale dhe më të disiplinuar të mundshme, të që refuzojmë”, ky ishte dhe një prej mesazheve që vinte përmes dokumentarit, dalë dhe si logjikë konkrete.

Ndërkohë që për të marrë jetë në mënyrë tërësore, me fotografi, e muzikë, skenarin e shkruar po prej tij, Ervin Lera, e ka veshur me figurën e operatorit të njohur Agim Kuri, si dhe muzikën e kompozuar nga Everest Ndereca. Sa për montazh, me të është marrë një tjetër mjeshtër i kësaj teknike, Gjergji Pano.

 

Të fundit

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Lajme të tjera

Web TV