Reagon Veliaj: Tirana vendi i gjobave, por jo te Bashkia sa të jem unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të ketë një tjetër pol zhvillimi përgjatë bulevardit të ri. Bashkia e Tiranës është e para që do të ndërtojë në këtë zonë shtëpinë e saj të re.

Kryebashkiaku Erion Veliaj hapi garën për projekt-idenë e ndërtesës së re të bashkisë, e cila do të jetë moderne dhe ekologjike.

Duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon, me një ndërtesë që i ka emetimet zero, pra një ndërtesë 100% ekologjike, që do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen. Jemi duke projektuar pjesën fundore, ku duam të kemi gjithashtu një shesh ceremonial, por modern. Pra, nëse kulmi është sheshi “Nënë Tereza”, një shesh klasik i ndërtuar nga arkitektët italianë me ndërtesat përreth, me të njëjtën logjikë të kemi një përfundim të bulevardit, tani modern, për të bërë një balancim mes modernes e klasikes.” – tha ai.

Bashkia ka përfunduar studimet e planeve të detajuara vendore për këtë zonë e cila paraqet interes të madh për t’u zhvilluar nga pronarët që kanë banesat, por edhe nga ndërtuesit. Por kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij, me sulm ndaj pronarëve të televizioneve që sipas tij i kanë vendosur gjobë për të përfituar ndërtime me shumë kate në këtë zonë të Tiranës

Tashmë kanë mbaruar PDV e Bulevardit, ka mbi 10-12 shprehje interesi për të zhvilluar pronat e tyre këtu. Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë” – tha Veliaj.


Të fundit

Porti i ri Tregtar në Porto Romano, Balluku: Investim strategjik për Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim sot me përfaqësues nga një serë kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare, të interesuara...

COVID-19, MSH: 10 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj...

Porti tregtar në Porto Romano, Rama: Projekt strategjik për vendin

“Një projekt strategjik për vendin por edhe rajonin e Europës juglindore” – kështu e konsideroi kreu i qeverisë Edi Rama, projektin për ndërtimin e...

Nedim Bajrami prezantohet tek Sassuolo, trajneri gati të ndryshojë skemën për të

Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sassuolo. Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së janarit në klubin emilian për...

Kontrolle të shumta, FBI “zbarkon” në shtëpinë e Presidentit Biden

FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara. Lajmin e konfirmoi avokati...

Lajme të tjera

Web TV