Zonja Ambasadore, nga sot njerëzit në Shqipëri nisin e masin ndryshimin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Përparim Kabo

Mirë se erdhe zonja Ambasadore,

E drejtë si edhe thuhet gati t’i përvisheni punës. Pa dashur të hyj në detyrën tuaj si diplomate që është detyrimi që ju keni ndaj Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhe, si qytetar i Shqipërisë dëshiroj që modestish t’u sugjeroj…

Në vendin tonë nuk është e vështirë të gjesh përbetime ‘in extremis’ dhe të takosh po aq mosmbajtje fjale. Tek ne gjen me bollëk nga ata që të gjithë shoqërinë e masin me interesin e xhepit të tyre dhe përbetohen për interesin shoqëror dhe kombëtar. Nuk është fort e lehtë që mes atyre që përbetohen për dashurinë ndaj SHBA-së të ndash ata që vërtetë e duan, me ata që vetëm të duan kurrë nuk mësuan as në jetë e as në breza.

Juve ju do populli shqiptar që pret zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkime reale të krimit, korrupsionit dhe politikanëve të bërë njësh me ta…

Kur të mbyllni mandatin, kjo do duhet të jetë pyetje që do i bëni vetes tuaj zonja e nderuar ambasadore…

Kemi kohë që ju presim si drita, them drita sepse drita është pa mure dhe pa caqe… ndaj kur themi drita mendojmë që së bashku me faktorët e besueshëm të bëhet ndryshimi i shumë pritur.

Ju jeni lindur në një ishull dhe njerëzit e ishujve kanë një veçori, ngado shohin detin, horizontin e paanë dhe po kështu ata vetë e fitojnë këtë tipar të jenë jo të mbyllur.

E kam mësuar këtë gjë tek kam studiuar jetën e Victor Hugoit që jetoi 19 vite në ishull dhe çdo mëngjes maste shikimin me horizontin. Nga sot njerëzit këtu në Shqipëri nisin e masin ndryshimin.

Lexo edhe :  Pamje të mrekullueshme të Shqipërisë në 4K, për të mos u humbur

Dalsh faqebardhë.

“Jam gati t’i përvishem punës”, ambasadorja amerikane flet për herë të parë

Të fundit

Studimi/ Homofobikët kanë një të përbashkët

Një studim ka gjetur një lidhje shkencore mes nivelit të ulët të inteligjencës dhe të atyre që kanë mendime...

Furnizonte me heroinë disa zona të populluara të Tiranës, pranga 32-vjeçarit (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi shpërndante drogra të forta në doza të vogla. Në pranga ka rënë i riu Ardian Ramushi, i...

Tom Doshi depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje/ Injoron ambasadoren Kim,

Pak ditë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke kërkuar moskandidimin...

OBSH: Covid shënoi një rënie prej 17% të rasteve javën e kaluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka informuar se numri i rasteve të reja me Covid-19 të raportuara në të gjithë globin ka rënë për të...

Lajme të tjera

Web TV