Kosovë-Serbi/ Kërcënon njeriu i Trumpit: Arrini marrëveshjen, ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu i Donald Trump u ka vendosur një ultimatum Serbisë dhe Kosovës, që nëse të dyja vendet nuk arrijnë një marrëveshje Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga ky proces.

Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell.

Richard Grenell është treguar i prerë teksa i ka kërkuar Kosovës që të heqë taksën dhe Serbisë të ndalojë lobimin kundër njohjeve të shtetit të Kosovës. Për këtë arsye, Grenell ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet – taksa duhet të hiqet”, ky ishte apeli i vendosur i të dërguarit të presidentit amerikan.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb, Grenell ka thënë se të njëjtin mesazh ua ka thënë edhe liderëve politikë dhe atyre të biznesit në Prishtinë.

Nga ana e tij, presidenti i Serbisë, Vuçiç ka thënë se Serbia ka pësuar një humbje kolosale prej 435 milionë eurosh gjatë një viti për shkak të taksës së vendosur nga autoritetet e Kosovës.

Sipas Grenell SHBA kërkon Kosova dhe Serbia të afrohen me njëra-tjetrën, dhe të përqendrohen në të ardhmen, ekonominë, si dhe tejkalimin e konflikteve.

Lexo edhe :  Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen në prokurorinë e posaçme

Duke folur për afatet e mundshme të arritjes së një marrëveshjeje, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë: “Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër…”.

Të fundit

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën,...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Lajme të tjera

Web TV