Shpejtësia në rrugë, policia pezullon mbi 900 patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 905 leje drejtimi janë bllokuar nga policia rrugore për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë vendosur edhe 1845 masa administrative.

Sipas policisë rrugore masat e marra vijë si rezultat i shtimit të kontrollit në rrugë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët kombëtare dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë “Trucam” dhe “Petrol”.

Policia Rrugore njofton se do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

905 leje drejtimi të pezulluara për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, si edhe 1845 masa administrative të vendosura, po për shpejtësi mbi limitin e lejuar.

Në zbatim të planit të masave “Tispol 2020”, për shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, në të gjithë vendin kanë vijuar dhe do vijojnë kontrollet me radar, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë Trucam dhe Petrol, të koaliduar konform normave dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme.

Lexo edhe :  Policia “ua mbledh” keq shoferëve/ Ndëshkon 461 drejtues mjetesh, 19 vihen në pranga

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera me radar, nga data 1 janar 2020 e deri mesditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në dyfish mbi normën e lejuar, nga këto:

280 nga Policia Rrugore e Tiranës;

214 nga Policia Rrugore e Durrësit;

135 Policia  nga Policia Rrugore e Lezhës;

276  nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore që ka operuar në disa qarqe të vendit, si në Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan e Gjirokastër.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin janë vendosur 1845 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit.

Policia Rrugore do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.


Të fundit

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Vrau 3 pensionistë/ Arrestohet në Gjermani serbi, i gjurmonte viktimat në supermarkete

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar serb i paidentifikuar me...

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj...

Bullgaria nis ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz natyror në Serbi

Bullgaria ka nisur sot ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror  në Serbi, dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në...

Lajme të tjera

Web TV