Njihuni me të gjitha vendet e prekura nga virusi kinez, sa rrezikohemi ne?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi kinez që deri më tani iu ka marrë jetën 41 personave dhe ka infektuar 1300 njerëz, po shihet si një rrezik potencial edhe për shumë vende të tjera.

Vendet evropiane si Franca ku janë i infektuar tre persona janë duke marrë masa për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Po ashtu ka marrë masa edhe Anglia, ndërsa shumë vende të tjera janë prekur duke arritur deri në Australi.

Kina

Gati 1.300 njerëz janë infektuar në të gjithë Kinën nga koronavirusi, ku pjesa pjesa më e madhe e tyre janë rreth qytetit Wuhan. Të gjithë ata që humbën jetën ishin banorë të Wuhan por zyrtarët kanë konfirmuar edhe dy jetë të humbura nga qyteti Macau, një qytet mjaft i populluar duke e çuar numrin e viktimave në 41. Në Hong Kong, mësohet se pesë persona janë infektuar.

Francë

Në Francë 3 persona janë prekur nga koronavirusi. Franca është vendi i parë evropian që preket nga virusi kinez. Një person është i sëmurë në Bordo dhe një tjetër në Paris. Një person i tretë, i cili është i afërmi i një prej dy të tjerëve, gjithashtu është infektuar nga virusi. Ndërsa të tre personat janë vendosur në izolim. Të tre kishin udhëtuar së fundmi në Kinë.

Japonia

Autoritetet shëndetësore të Japonisë kanë konfirmuar një rast të dytë të infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave, pacienti ishte një burrë rreth të 40-ve, me origjinë nga Wuhan dhe kishte drejt Japonisë. Rasti i parë në Japoni u raportua nga Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar; një person, i cili kishte vizituar Wuhan, ishte shtruar në spital më 10 janar, katër ditë pas kthimit të tij në Japoni.

Australia

Australia ka konfirmuar sot rastin e saj të parë të prekur nga virusi, kur një burrë mbërriti në Melburn nga Kina një javë më parë. Autoritetet thanë se ata kanë kontaktuar njerëzit që kishin udhëtuar në të njëjtin avion për t’iu ofruar ndihmë ose kontrolluar nëse janë të prekur nga virusi.

Malajzia

Malajzia konfirmoi sot tre rastet e para. Të gjithë janë shtetas kinezë nga Ëuhan, të cilët mbërritën në vend nga Singapori dy ditë më parë. Sipas ministrit të Shëndetësisë, një 66 vjeçare dhe dy djem, të moshës dy dhe 11 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme dhe po mbahen të izoluar në një spital publik.

Nepali

Autoritetet në Nepal thanë se një 32 vjeçar i ardhur nga Wuhani kishte sëmundjen vdekjeprurëse. Pacienti, i cili fillimisht ishte në karantinë, u shërua dhe nxor nga izolimi. Sipas autoriteteve në Nepal, mbikëqyrja është rritur në aeroport “dhe pacientët e dyshimtë që hyjnë në Nepal po mbahen nën vëzhgim”.

Singapori

Singapori ka njoftuar të paktën tre raste – një 66-vjeçar dhe djali i tij 37 vjeç, të cilët erdhën nga nga Wuhani në Singapor, dhe një 52 vjeçare e cila erdhi në Singapor nga Wuhani i Kinës.

Korea e jugut

Koreja e Jugut ka konfirmuar rastin e dytë të virusit. Ministria e Shëndetësisë tha se një burrë rreth të 50-ve filloi të përjetonte simptoma ndërsa punonte në Wuhan. Ai u testua pas kthimit nga Kina dhe u konfirmua që ishte i prekur. Singapori evidentoi rastin e parë më 20 janar, kur një 35-vjeçare mbërriti nga Wuhani. Të dy janë në trajtim e sipër dhe janë në kushte të qëndrueshme.

Tajvani

Tajvani ka zbuluar tre raste deri më tani që janë prekur nga virusi vdekjeprurës. Tajvani ka ndaluar udhëtimet me Kinën si dhe ka vendosur të mos lejojë asnjë person që vjen nga Wuhan apo qytete të tjera të Kinës që janë prekur nga virusi. Të gjithë ata që vijnë nga pjesa tjetër e Kinës – përfshirë Hong Kongun dhe Macaun, duhet të plotësojnë formularët e deklaratës shëndetësore sapo të mbërrijnë. Tajvani ka ndaluar edhe eksportin e maskave të fytyrës për një muaj për t’i përdorur për qytetarët e saj.

Tajlandë

Tajlanda ka zbuluar katër raste deri më tani, ku tre shtetas kinezë nga Wuhan dhe një 73-vjeçare janë kthyer nga qyteti kinez këtë muaj. Dy nga pacientët kinezë morën trajtimin mjekësor dhe janë kthyer përsëri në Kinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara

Të martën zyrtarët amerikanë njoftuan rastin e parë në vend, kur 30 vjeçar që jetonte afër Seattle ishte prekur me koronavirusit. Ndërsa ditën e djeshme u njoftua edhe për një rast të dytë, për një grua rreth të 60-va që jetonte në Chickago. Të dy personat kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe tashmë janë shëruar.

Vietnami

Vietnami ka konfirmuar gjithashtu edhe dy raste të virusit. Një person i infektuar nga virusi i Wuhanit udhëtoi në qytetin Ho Chi Minh në fillim të këtij muaji dhe virusi preku djalin e tij. Sipas autoriteteve shëndetësore, të dy po marrin trajtimin e nevojshëm në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Shqipëria? 

Koronavirusi që nisi në Kinë dhe është përhapur në vende të tjera, ka vendosur në alarm shumë shtete të botës, midis tyre edhe Shqipërinë.

Lexo edhe :  Detaje nga plagosja në Xhafzotaj/ Ngjarja në një biznes pjesësh këmbimi, konflikti...

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan të Kinës.

Duke iu përmbajtur rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik duhet të duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Gjithashtu duhet që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për vëzhgimin, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit, strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë. Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ende të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu./Fjala.al/

Koronavirusi/ Shkon në 41 numri i viktimave. Preket edhe Evropa

Koronavirusi është shndërruar në një makth për Kinën, ndërsa vijon të rritet numri i viktimave i cili deri më tani ka shkuar në 41.

Nga ana tjetër numri i të prekurve ka arritur në 1287 persona.

Në Kinë janë anuluar shumë aktivitete midis tyre dhe Viti i Ri Kinez. Ndërsa ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan, shkruan BBC. Virusi tashmë është përhapur edhe në Evropë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez, si dhe në Australi.

Bota në alarm/ OBSH: Virusi i ri ka rrezikshmëri të lartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 800, me të paktën 26 vdekje në Kinë, ndërsa disa ekspertë shqetësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh.

Infektime të reja u njoftuan në Singapor dhe Vietnam, ndërsa virusi është konstatuar tashmë në Japoni, Tajvan, Kore të Jugut, Tailandë dhe Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, korona-virusi e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan, ku autoritetet po marrin masa të rrepta në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Qyteti kinez Wuhan, me një popullsi 11 milionë banorë, është nën karantinë dhe në epiqendër të vëmendjes për epideminë e korona-virusit. Pamjet e filmuara me celular tregojnë policinë të mobilizuar në mbarë qytetin. Masat e sigurisë po vendosen në të gjithë provincën Hubei, ndërsa është shtuar numri i rasteve gjatë ditëve të fundit.

Banorët që planifikojnë të udhëtojnë këtë fundjavë për festimet e Vitit të Ri Hënor, po kthehen mbrapsht. Transporti publik brenda dhe jashtë qytetit është ndërprerë. Në aeroportin e Pekinit, udhëtarët po marrin masa. “Jam vërtet e shqetësuar. Kam frikë mos bëhet si SARS-i. Prandaj po mbajmë maska”, thotë Cindy Chen, e cila po udhëton për në Nanning.

Televizioni shtetëror kinez tregoi pamje të punonjësve të shëndetësisë që kontrollojnë pasagjerët në aeroporte në mbarë vendin. Personat me temperaturë të lartë vendosën në karantinë. Zëri i Amerikës nuk pati mundësinë të verifikojë pamjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk shpalli të enjten Emergjencën e Shëndetit Publik, e cila do ta përcaktonte virusin në të njëjtin nivel me epideminë e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

“Është sigurisht një emergjencë në Kinë. Por, ende nuk është bërë një emergjencë globale e shëndetit. Mund të bëhet në të ardhmen”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së planifikon të mblidhet sërish pas 10 ditësh.

Ekspertët thonë se korona-virusi nuk është ende një epidemi aq serioze si ato në të kaluarën, si p.sh. epidemia e SARS-it në vitin 2003, e cila shkaktoi rreth 800 viktima.

“Është më i përafërti me SARS-in. Prandaj duhet konsideruar si diçka që mund të bëhet tepër e rrezikshme. Sidoqoftë, numri i viktimave në proporcion me njerëzit e infektuar është shumë më i ulët se nga virusi SARS”, thotë dr. Derek Gatherer, virolog në Universitetin Lancaster.

Virusi mendohet ta ketë origjinën tek kafshët e egra që shiten ilegalisht në tregun e prodhimeve të detit në qytetin Wuhan.

“Është e rëndësishme që kinezëve t’u jepet e gjithë mbështetja e nevojshme për ta vendosur nën kontroll situatën në Wuhan; që të gjurmojnë të gjitha rastet e infektuara dhe të futen në karantinë, si dhe të testohen për virusin të gjithë personat që kanë simptoma respiratore në Wuhan”, thotë dr. Gatherer.

Në mbarë botën, autoritetet po shtojnë kontrollin e udhëtarëve. Ekspertët thonë se frika më e madhe është për transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu jashtë territorit të Kinës, gjë që mund të sillte fillimin e një epidemie globale.

Të fundit

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Lajme të tjera

Web TV