Si të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti që nga jashtë shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve dhe iu duhet një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë, nuk kanë nevojë të vijnë në këtu për të aplikuar.

“Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti.

Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

Dokumentacioni i nevojshëm

Aplikon për herë të parë:

– Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)

Aplikon për herë të parë (për shtetasit nën 16 vjeç)-fëmijë : Certifikatë lindje (shqiptare ose e huaj) ose certifikatë familjare (shqiptare ose e huaj) dhe dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës, nëse ka)

Nëse ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit:

– Dokument identifikimi (pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar)

Nëse ka skaduar vetëm pasaporta:

– Dokument identifikimi (pasaporta e skaduar)

Ka humbur vetëm pasaporta:

– Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)

– Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer)

Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti:

– Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)

Lexo edhe :  Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

– Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja

Ka të dëmtuar pasaportën ose janë plotësuar të gjitha fletët:

– Kopja e pasaportës së dëmtuar ose që i janë mbaruar fletët

– Dokument i identifikimit (kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës nëse ka)

Aplikon për ndryshim gjeneralitetesh:

– Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)

– Certifikatë lindje

Hapat e procedurës

– Identifikohuni në portalin e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues

– Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko”

– Për të kryer një aplikim të ri, klikoni butonin “Krijo aplikim të ri”, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)

– Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë

– Paraqituni në përfaqësi për të për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe firmosur ( e detyrueshme)

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 6 javë

Të fundit

A do të ketë reshje? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW)...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar...

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10 viteve. Zonja Hoxha ka renditur...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

Lajme të tjera

Web TV