Zbulohet se kush është ‘koka’ e grupit të kokainës në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke kanë zbardhur të gjithë skemën se si funksiononte banda që transportonte drogë nga Karaibet në Greqi, ku 6 prej të arrestuarve ishin shqiptarë. Drejtuesi i policisë greke bën me dije se shqiptari Sandër Pema, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.

Pema është një emër me të shkuar kriminale, anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Referuar burimeve zyrtare, sasia e drogës është porositur nga një shtetas arab i cili jeton në Spanjë.

Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin  nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, policia greke, në bashkëpunim më policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet  doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24.

Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.

Lexo edhe :  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident,e pëson efektivi “Shqiponjave”

Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjensive ligjzbatuese ishin tepër efektive.

Gjatë fazës finale, autoritetet  pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin  në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës.

Të gjithë të arrestuarit ishin të skeduar prej policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.

Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh  prej  231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi,  Shqipëri dhe Spanjë.

Emrat  e te arrestuarve shqiptare nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine  janë.

SANDËR PEMA

ARBËR PËRDEDA

ERGON TUSI

ERLIN ZOTAJ

LEK DODA

MAKSIM PREÇI.

Të fundit

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Lajme të tjera

Web TV