Nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Edmond Harizaj

Ka goxha patetizëm tek ata që i përbetohen Shqipërisë me fjalë se nuk do ta braktisin, se do ta duan në përjetësi, se do të përpiqen që ajo të mbrodhësojë e të progresojë. Nuk guxoj aspak të mendoj qoftë edhe një sekond se shumica e betimeve dhe përbetimeve nuk kanë dalë nga zemra. Por ja që dashurinë ndaj vendit unë nuk e shoh tek lëvdimi i Diellit, pyjeve, maleve, detit, historisë, e arkeologjisë.

Këto janë cilësi për t’u prishur mendjen turistëve. Nuk mund t’i themi një shqiptari në Kukës “mos u nis” sepse në Vlorë mund të bësh plazh në një det blu-jeshil; po një fieraku a guxon t’i thuash “mos pri biletën” sepse ku do gjesh kënaqësi më të madhe se Valbona në Tropojë; a një tiransi t’i klithesh “ndal” se dëborën e Dardhës s’do e shohësh kund…

S’mund t’ia thuash këto një shqiptari. As të pretendosh se ti që nuk lëviz prej vendit, e do me shumë Shqipërinë se ai/ajo që zhvendoset diku tjetër. Madje jam i sigurt se ata që kanë ikur kanë qenë shumë herë më të dobishëm për vendin se ata që kanë qenë këtu. Minimalisht, prej mëse 30 vjetësh, një pjesë e mirë e Shqipërisë mbijeton nga paratë e emigrantëve.

Nëse do të vazhdoja me cinizmin, do të shtoja se asnjë nga ata që ka ikur nuk ka “pasur dorë” në shkatërrimin e vendit, në shtimin e korrupsionit, në mosdënimin e hajdutëve qeveritare, në rritjen e varfërisë, në shkatërrimin e familjes, në disnivelin e frikshëm social, në prapambetjen e rëndë kulturore, në fuqizimin e idiotësisë, në vdekjen pa lindur të meritokracisë, në përqafimin kolektiv të mashtrimit politik, në dashurinë e pakushtëzuar kundrejt së padrejtës, në drithërimën shpirtërore kundrejt parasë, në absurdin gjigant se injoranca mund të japë leksione në çdo fushë, në vetëdijen kolektive “jam më i mirë se kushdo, ndaj jam mbi këdo, e bëj çfarë dua”…

Lexo edhe :  Lefter Çipa në eterin e përjetshëm

Jo vetëm kaq. Por ata që ikin, pikërisht nga këto duan të shpëtojnë më shumë. Si mund ta bësh të qëndrojë?! Si?! Kur nuk i jep asnjë rreze drite? Kur mijëra shqiptarë modelin kryesor të mallëngjimit dhe solidaritetit kanë atë të lypësit që vjen në formën e lotëve të dikujt pa shtëpi, që falenderon përulësisht bamirësinë e veshur shik që i çon disa qeska me ushqime.

Kur nga mëngjesi deri në darkë duhet të hasësh e të përballesh me lloj lloj fundërrinash e gjoksdalësh, që ecin duke peshuar sa në një këmbë në këmbën tjetër, që flasin rëndë rëndë, që të shohin nga karrigia ku janë ulur si Kaligula nga froni. Si pra? Ça thonë, hajde protestojmë. E thonë pasi në mëngjes kanë hedhur plehrat në oborr, kanë ndërhyrë tek mësuesja për një notë të mirë fëmijës, kanë mbushur xhepin e zyrtarit për legalizimin e ndërtimit pa leje, kanë parkuar makinën dyshe, i kanë futur mjekut një shuk parash në xhep për një operacion dhe teksa ulen për kafe theshethemojnë se ai “ndyrësira” kërkoi para.

Këto vetëm në një ditë…Patetizmat me atdhedashurinë kur ajrin ta mbrojnë grekët e ushqimet t’i sjellin serbet, sikur nuk shkojnë. Aq më pak me rrëfimet për lumenjtë që po i shterojnë me hidrocentrale, me pyjet që po i sharrojnë, e me detin që e mbytën me ndërtime pa leje. Unë vazhdoj të besoj se vendit i shërben kushdo, kudo qoftë; mjafton të respektojë tjetrin, të tregojë qytetari, e të bëjë punën e tij pa hile e pa menduar të përfitojë prej saj. Po ta mendojmë thellë-thellë, mijëra e mijëra shqiptarë nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”. Njësoj sikur shpëtojnë prej rrjetave të tij, pikërisht për të gjetur një mundësi për ta ndihmuar të shpëtojë ai prej rrjetave.

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV