Përhapja e viruseve, sa efektive është maska higjenike e gojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjendur në një situatë ku përhapja e viruseve është një problem global, mjekët këshillojnë herë pas here që njerëzit të përdorin maskën higjenike të gojës, e cila mbron në një farë mënyre prekjen nga viruset.

Përdorimi i maskave për të parandaluar infeksionet është popullarizuar në shumë vende të botës, veçanërisht në Kinë, ku aktualisht ka shpërthyer virusi “koronavirus”, i cili po përhapet me shpejtësi dhe ka marrë shumë jetë njerëzish jo vetëm në Kinë por edhe në disa vende të SHBA-së dhe Europës.

Virologët janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e tyre kundër viruseve që vijnë nga ajri, por ka disa prova që sugjerojnë se maskat mund të ndihmojnë në parandalimin e transmetimeve nga dora në gojë.

Doktor David Carrington, nga St George’s, Universiteti i Londrës, është shprehur për “BBC” se maska kirurgjikale rutinore për publikun nuk janë një mbrojtje efektive kundër viruseve ose baktereve të bartura në ajër sepse ato janë tepër të lirshme dhe nuk kanë filtër ajri. Gjithashtu sytë mbeten të ekspozuar nga viruset.

“Maskat kirurgjikale mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kontraktimit të një virusi përmes spërkatjes nga teshtima ose kolla dhe të sigurojë një mbrojtje kundër transmetimeve nga dora në gojë”, tha ai.

“Në një studim të kontrolluar mirë në një ambient spitalor, maska e fytyrës ishte efektive për të parandaluar infeksionin e gripit. Sidoqoftë, kur kaloni në studime duke parë efektivitetin e tyre në popullatën e përgjithshme, të dhënat janë më pak imponuese, është mjaft sfidë të mbash një maskë për periudha të zgjatura kohe,” tha studiuesi Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare në Universitetin e Nottingham.

Lexo edhe :  A mund të bësh trajtime estetike gjatë shtatzënisë?

Dr Connor Bamford, nga Instituti i Wellcome-Wolfson për Mjekësi Eksperimentale, në Universitetin e Queen’s Belfast, tha se “zbatimi i masave të thjeshta të higjienës” ishte jashtëzakonisht më efektive.

“Mbulimi i gojës tuaj gjatë teshtitjes, larja e duarve dhe mos vendosja e duarve në gojën tuaj para se t’i lani ato, mund të ndihmojë në kufizimin e rrezikut për të kapur ndonjë virus të frymëmarrjes,” tha Doktor Connor Bamford, nga Instituti i Wellcome-Wolfson për Mjekësi Eksperimentale, në Universitetin e Queen’s Belfast.

Sipas tij, mënyrat më të mira për të shmangur kapjen e viruseve siç është gripi janë:

-Larja e duarve rregullisht me ujë të ngrohtë dhe sapun.

-Shmangni prekjen e syve dhe hundës kur është e mundur.

-Mirëmbani një stil jetese të përshtatshëm dhe të shëndetshëm./fjala.al/

Të fundit

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në...

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna prek me deklaratën e saj

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj tw mitur, Amarin pas më shumë se 1 jave. Ditën e sotme, vjehrra e...

Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën? Ja çfarë thotë NASA

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve. Administratori i agjencisë hapësinore Bill Nelson...

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka treguar se ka...

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes...

Lajme të tjera

Web TV