Sizmologu Aybige Akinci nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkonalogogjisë, thotë se origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të veriut.
Sipas ekspertit ndodhi ajo që njihet si ndarja e Anadollit Lindor që është e njohur për zonë aktive dhe ka shkaktuar ndër vite tërmete të madhësive të mëdha.
“Në përgjithësi ne e dimë se Turqia është një zonë shumë sizmike. Thjesht mendoni se katalogu instrumental i tërmeteve ka regjistruar nga 1900-ta e deri më sot më shumë se 300 tërmete të magnitudës mbi 4. Dhe ndarja e Anadollit Lindor, që lëviz me ritmin e 10 milimetrave në vit, është një prej dy më aktiveve në vend. Tjetra është ajo e Anadollit verior që shtrihet për 1.500 kilometra, duke e përshkuar të gjithë Turqinë nga Lindja në Perëndime lëviz me ritmin e 20 milimetrave në vit.Për shkakun e kësaj të fundit, ndodhi dhe tërmeti i Izmirit në 1999-tën, i cili shkaktoi më shumë se 17,000 viktima”, u shpreh sizmologu.
Për këtë shkak ndodhi dhe tërmeti i vitit 1999 në Izmir i cili shkaktoi 17000 viktima. Ndaj dhe autoritetet turke janë përfshirë prej vitesh në projektin madhor të rindërtimit për të zbutur rrezikun sizmik veçanërisht në zonën e Stambollit./Fjala.al