A keni vënë re që mbretëresha Elizabet vishet me ngjyra të forta nga koka tek këmbët? Ajo është e dhënë pas ngjyrave të ndezura, shumë të guximshme për një Mbretëreshë.
Megjithatë ajo duhet të vishet me ngjyra jo se i pëlqen, por sepse kështu ia dikton protokolli, sepse në këtë mënyrë mund të dallohet nga turma sa herë që parakalon me raste festash.
Ajo që nuk dini është se, ndryshe nga Meghan dhe Kate, 93-vjeçarja nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë? Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore.
E thënë më ndryshe, mbretëresha Elizabeth nuk mund t’i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si mungesë vëmendjeje dhe respekti karshi tyre.