test

Bardhi: Do të denoncojmë një tjetër kryebashkiak të dënuar, presim dosjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi paralajmëron denoncimin e një tjetër kryebashkiaku socialist në ditët në vijim për shkelje në ligjin e dekriminalizimit.

Bardhi  nuk pranoi që të publikonte emrin duke theksuar se pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

“Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së.

Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për çdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në çdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së.

Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme. E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale” tha ai. /Fjala.al

Të fundit

Luftë për vendin e parë në grupin B, formacionet zyrtare të supersfidës Spanjë-Itali

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin...

Ambasadori: Kam farkëtuar marrëdhënien më të fortë mes MB dhe Shqipërisë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri...

Prej kohësh vuante nga sëmundja, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën...

Anglia zhgënjen në Frankfurt, barazim me gola ndaj Danimarkës

Anglia barazoi 1-1 me Danimarkën në Frankfurt, në përballjen e vlefshme për Europianin.  “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e...

Lufta me kancerin, studimi: Stresi, katalizator për përhapjen e metastazave

Tashmë prej një kohe të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është...

Lajme të tjera

Web TV