Rikthimi në krye të Kombëtares, De Biasi zbulon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit në kohën “e Artë” të saj, Gianni De Biasi ka shprehur sërish dëshirën për të marrë drejtimin e përfaqësueses sonë, ndonëse sipas tij presidenti i FSHF-së nuk do e largonte Edoardo Reja-n.

Në një intervistë për “Top-channel”, tekniku që aktualisht punon si opinionit i futbollit në Itali është shprehur se në momentin e parë që Federata Shqiptare e Futbollit do e komunikojë për t’u rikthyer ai do do pranonte.

Në këtë intervistë tekniku ka rikujtuar Euro 2016-ën dhe është shprehur se i ka ngelur peng që mund të këtë lënë të pakënaqur ndonjë prej lojtarëve.

“Kur bëra përzgjedhjen e futbollistëve mund të kem lënë ndonjë të pakënaqur. Nëse flas 3 vite më pas, duke parë performancën e tyre, atëherë mund të ftoja Rrahmanin, Rashicën apo edhe Gjimshitin, që po ia del të bëjë mjaft mirë tek Atalanta. Me Salihin kam një raport të mirë, normal që ai nuk e përjetoi mirë faktin që nuk luajti në Europian duke pasur parasysh sa shumë ka dhënë për kombëtaren shqiptare, por sipas meje në atë moment kishte futbollistë të tjerë që mund të jepnin diçka më tepër për ekipin.”-tha ai.

I pyetur për një rikthim në krye të përfaqësuese sonë, De Biasi është shprehur i gatshëm.

“Nuk mendoj se presidenti Duka do e bënte këtë me Rejën, të cilit i uroj me shpirt të bëjë mirë me Shqipërinë. Gjithsesi, unë i kam gjithmonë krahët dhe derën e hapur për Shqipërinë.”-vijoi italiani.

Ndërsa, përsa i përket zgjedhjes midis Strakoshës dhe Berishës siportierë të parë të skuadrës, ai është prehur se ka shpëtuar nga një ky vendim i vështirë.

“Kam ikur për të mos marrë të tilla vendime. Janë të dy portierë shumë të zotë. Unë do të zgjidhja në bazë të performancës aktuale se cili është më në formë dhe luan rregullisht dhe po ndihmon klubin e tij.”-deklaroi analisti i futbollit italian.

Lexo edhe :  Laporta nuk dorëzohet për Superligën: “Do të kishim fituar shumë para”

Trajneri i Partizanit ka qenë një temë tjetër diskutimi, për të cilën ai ka thënë se nuk i takon atij të vendosi cili është teknik më i mirë

“Unë nuk jam as presidenti dhe as drejtori i Partizanit. Nëse do të isha drejtor i përgjithshëm do vendosja mes Lerdës e Sormanit, por duke pasur parasysh që drejtor është Olsi atëherë është i vështirë ky post për mua”,-përfundon Gianni De Biasi./Fjala.al/

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV