14 arsye, pse ambasadorja amerikane s’duhet të takohet me modelin Berisha?

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu/Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Tiranë uli në tryezë pa kushte opozitën shqiptare me qeverinë “Rama”.

1- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i detyroi palët të mbyllnin dosjet e njëri-tjetrit.

Gjykatat e Edi Ramës dhanë javën e kaluar dy vendime pafajësie që lidhen me Bashën dhe Berishën.

2- Frika e ardhjes amerikane e bëri opozitën të harrojë dhe të shesë çdo kauzë kundër Edi Ramës dhe t’i hapë krahun atij në mandatin e tretë.

3- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i bashkoi të gjithë në mesazhe hipokrizie apo mirëseardhje për shkëlqesinë e saj, Yuri Kim.

Dita e parë e punës filloi me kredencialet e paraqitura tek presidenti i Republikës dhe kjo është proçedurë kushtetuese.

Por a do të sjellë Yuri Kim një frymë të re, apo do vazhdojë traditën e ish-ambasadorëve amerikanë?

Gjasat janë që ajo do vazhdojë linjën diplomatike të mëparshme.

Pavarësisht një rekordi suksesesh, ka një limit dhe precedent negativ të mëparshëm të disa ambasadorëve, që në fund nuk patën rezultat në arrestimin e “peshqve të mëdhenj” dhe nxjerrjen nga politika të elementëve anti-amerikanë.

Po çfarë s’duhet të bëjë ambasadorja Yuri Kim?

Shkëlqesia e saj Yuri Kim duhet që për 10 arsye diplomatike, s’duhet të takohet me ish-deputetin Sali Berisha:

– sepse ai sot s’ka asnjë status politik dhe juridik dhe ka djegur vetveten me mandat dhe me pozicion politik, me idenë dhe projektin e tij de-stabilizues 2019.

– Sepse ai është non-grata në SHBA dhe s’mund jetë i pranueshëm në “Rrugën e Elbasanit”, që ështē territor i SHBA.

– sepse ai është organizatori i gjithë propagandës dhe faktorve anti-amerikanë në Shqipëri.

– sepse ai ka akuzuar zyrtarisht si të korruptuar, imoral apo si guvernator të pa emëruar, çdo ish- ambasador amerikan, Mariza Lino, Limpreht, Jahms Jefry, Withers, Arvizu dhe Donald Lu.

– sepse ai ka kërcënuar me jetë personalitete apo zyrtarë të lartë vetëm pse mbanin kontakte me Ambasadën amerikane (referuar wiki-liks)

– sepse ajo s’duhet bëj gabimin e 7 ambasadorëve të mëparshëm që i dhanë dorën “gjarprit” anti-amerikan dhe ai i kafshoi.

– sepse ai ka krijuar një parti ku 100% e strukturave nuk gjen asnjë individ të ketë studiuar në Amerikë. Madje edhe Rudina Hajdarin, e vetmja e ardhur nga SHBA, e flaku rrugëve dhe po e sulmon barbarisht.

Lexo edhe :  Lefter Çipa në eterin e përjetshëm

– sepse Sali Berisha është frankofon i deklaruar publikisht dhe i vetmi që zyrtarisht përshëndeti Francën për votën kundër Shqipërisë në BE.

– sepse Berisha është organizatori i të gjithë pengesave për reformëm në drejtësi dhe projektet amerikanë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

– Sepse ai sponsorizoi nje vit më parë lobim (40.000 euro) kundër koleges së saj Kathleen Kavalec, në Senatin amerikan.

– Sepse ai pa mbërritur ju zonja Yuri Kim në Tiranë, ka mbushur rrjetet sociale të tij me propagandën që: “na mbytën ambasadorët me origjinë kineze”.

– Sepse ai mban peng opozitën dhe liderin e emëruar prej tij, Lulzim Bashën. Pasi çdo bisedë apo negociatë e juaja me Bashën do të dështojë 2 orë pasi ju të mbaroni takimet, sepse Basha të shkojë të marrë miratim nga zyra e Berishës.

– Sepse ju së shpejti do jeni target i akuzave dhe shpifjeve të tij: e korruptuar, e blerë nga Sorosi, kushërirë me serbët etj etj, dhe do bëheni objekt e sarkazëm e mediave që kontrollon ai, njësoj siç e pësoi ambasadori Lu me karikaturat me “peshq të mëdhenj”.

– Sepse ai mban të palëvizshme status quon e vjetër dhe mos ndryshimin e sistemit elektoral dhe politik kushtetues. Ai ka marr peng demokracinë shqiptare dhe ka bashkuar mafien politike në një oligarki të heshtur për të shkatërruar elitat dhe lëvizjet e reja politike. Nëse bie ai, do bjerë gjithë piramida e faraonëve dhe mumjeve politike.

Përgatitu zonja Yuri Kim, sepse së shpejti do fillojnë disa sulme denigruese ndaj jush.

Mirë se vjen në tokën me popullin më pro-amerikan në botë, por dhe me liderët më anti-amerikanë.

Jepini dorën shqiptarëve të ringrihen, por flakni tutje dhe mbajeni larg modelin Berisha.

Mos i kontaktoni aspak ata se mbartin një virus më vdekjeprurës se “Korona” nga Kina e largët.

Modeli Berisha është epidemia që duhet izoluar dhe shqiptarët shpresojnë tek ju zonja Yuri Kim, që do t’i mbyllni ata në karantinën e hekurt amerikane.

Mos gaboni t’i takoni se do zhgënjeni një komb pro amerikan

Ju jeni shpresa për ndryshim…

Të fundit

Edhe Bulku zbret në fushë, ekipi kombëtar të Nën-17-vjeçarëve nis përzgjedhjet

Ekipi Kombëtar i Nën-18-vjeçarëve do të zhvillojë të enjten (datë 25 shkurt 2021) një seleksionim me lojtarë të vitlindjeve...

Kandidati i PD-së në Korçë: Do t’ju japim kredi të lani borxhet

Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka qenë i pranishëm në një familje në zonë prej nga ka bërë një premtim ‘qesharak’....

Situata me Covid-19 në vend/ Sërish shifër e lartë infektimesh, humbin jetën 19 persona në 24 orët e fundit 

1134 të vaksinuar, 3897 testime, 906 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga COVID në 24 orët e fundit. Ministria e...

Mister/ Covid-19, zbulohet një variant i rrezikshëm për fëmijët

Një rast i pazakontë ka ndodhur me një foshnje në SHBA, e cila u infektua me koronavirus. Foshnja jo vetëm që u sëmur rëndë me...

“Të mbushur me alienë”/ Çudisin shkencëtarët: Mund të jenë miliona planetë në Rrugën e Qumështit

Rruga e qumështit mund të jetë plot me botë shkëmbore të mbuluara me oqeane uji dhe kontinente, të ngjashme me Tokën, duke rritur mundësinë...

Lajme të tjera

Web TV