Gripi i derrit rikthehet sërish, humbin jetën 8 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota po përballet aktualisht me përhapjen e një virusi tejet të rrezikshëm siç është koronavirusi. Mirëpo, së fundmi është raportuar përhapja e një tjetër virusi të rrezikshëm, siç është dhe virusi H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrave .

Virusi H1N1 i ka marrë jetën së fundmi 8 personave në Rumani. Lajmin e ka dhënë Qëndra Kombëtare e Mbikëqyerjes Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Rumani.

Dy viktimat e fundit të gripit ishin një grua 65-vjeçare dhe një burrë 46-vjeçar.

Gripi H1N1 , i njohur si gripi i derrave, është i përbërë nga pjesëza të vogla, të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.

Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus, nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyre atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.

Simptomat që ky grip na jep janë: temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë dhe e rënduar, dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

Maskat nuk mund të na mbrojnë nga ky virus. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është higjiena personale, kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni. Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV