Reagon Alfred Trebicka: Sharlatanët e kinemasë janë përhapur si viruset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Alfred Trebicka reagoi ashpër ndaj filmave të fundit tw prodhuar nga regjisorw shqiptarw, duke i quajtur sharlatanë të kinemasë.

Trebicka u shpreh se në Shqipëri njerëz pa asnjë lloj formimi dalin e vetëquhen kineastë, ndërsa i bëjnë të gjitha vetë nga regjia, skenarët dhe roli.

Këtu po ndodh një fenomen jo i këndshëm në atdheun tonë të dashur. Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi dhe thonë unë jam kineast. Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Që të etiketosh dikë apo ti thuash dikujt që je kineast duhet ta pyesësh veten mirë sepse ka një mori komponentësh që duhet të zotërojë një individ që të quhet kineast apo të jetë i tillë.

Vetëshpallen kineastë, nuk dua ti përmend me emra sepse nuk është etike, por po i shohim nga dita në ditë, një film nga ky, një film nga ai dhe thua ore kush është ky që thotë një film ka ky. Ore bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Është e pamundur sepse nga historia e kinemasë, nga përvoja ime, vazhdimisht them me vete nëse ka art më të vështirë për tu ekzekutuar është arti i kinemasë, është art kompleks ka të bëjë me imazhin, zërin me mendimin, filozofinë, një mori komponentësh. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë do të bëj film,”- u shpreh ai i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Të fundit

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Lajme të tjera

Web TV