Tërmeti, çast kur edhe ateisti thërret “O Zot!”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Ilir Hoxholli*

TERMETI është e vetmja dukuri të cilën shkencëtaret nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të tokës ka dhe frikë e panik.

Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jonë për të reaguar. Në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi. Sa e pasigurtë është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjëra në jetë, një çast mund të të rrëzojë gjithçka.

Çast që edhe ateisti thërret “O Zot!”. Por a na bën tërmeti njerëz më të mirë? Në fakt duket se qëllimi i tij është të shkundë njerzit më shumë se sa tokën.

Të shkundë pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfërit. T’i shkundë se atë që kanë fituar do ta lënë në këtë botë dhe asgjë nuk do marrin me vete. Nëse do t’ju pyesnin në ato çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’ju gjente gjë ju dhe fëmijët tuaj, do të jepnit gjithçka. E pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.

Por a reflektojme ne, pasi toka qetësohet nga dridhjet apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurtë në çastet kur toka dridhet, kur orendite e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni dridhen dhe rrezohen? Jemi një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi.

Duket sikur na u dha dhe një shanc, po po një shanc mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes. Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova por sa vlejti? Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kanë shkatërruar qytete? Sa njerëz nuk e kanë patur shancin të jenë përsëri në jetë?

Lexo edhe :  Shënim/ Vajzat e rrugës “Broadwey” apo Rrugës së Dibrës

Ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër, vetem se: -FALEMINDERIT ZOT!

*Ish-kryetar i komitetit të kulteve

Të fundit

Vaksina ruse kundër Covid do të përdoret në BE, kush është vendi i parë që do ta marrë

Vaksina ruse kundër Covid-19 do të përdoret edhe në vendet e Bashkimit Europian duke filluar nga sot. Hungaria është bërë...

I riu masakron me thikë biznesmenin 35-vjeçar, dyshonte se kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte 

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri 32-vjeçar me probleme me mendore ka vrarë me thikë një biznesmen 35-vjeçar. Mediat...

Rreziku shumë pranë/ 20% e italianëve me variantin britanik të virusit

Nga të prekurit me coronavirus në Itali, 20 përqind e tyre janë infektuar me variantin e ri britanik. Ky është rezultati i dalë nga një...

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, Rusia paralajmëron ndërprerje të marrëdhënieve me BE-në

Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE nëse vendosen sanksione të reja, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. BE ka rritur mundësinë...

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Apelit

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga KPK në vitin...

Lajme të tjera

Web TV