Tiranë/ Dhunon të moshuarin duke tentuar t’i vjedhë banesën, arrestohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë telefonatës nga një qytetar, policia ka parandaluar vjedhjen e një banese duke arrestuar në flagrancë autorin

Arrestimi i 27 vjeçarit nga Tirana u bë, pasi në rrugën “Siri Kodra” sipas policisë u kap duke tentuar të vjedhë banesën e H. A. 63 vjeç.

Në përpjekje për t’u larguar, i riu ka goditur të moshuarin duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por nuk ka mundur të arratiset pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga policia pas sinjalizimit nga qytetarët që dëgjuan të bërtiturat e 63-vjeçarit.

27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë në Itali dhe vjedhje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Të fundit

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet...

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Lajme të tjera

Web TV