VIDEO-Tërmeti/Gjyshja: Shtëpia gati po bie, s’kam ku çoj nipin dhe mbesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti që shkundi Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së martës ka krijuar panik tek qytetarët të cilët jo vetëm kanë dalë në rrugë por tashmë kanë frikë të rikthehen në banesat e tyre. Kështu një e moshuar e kapluar nga paniku thotë se ka frikë që t’i çojë në banesë nipin dhe mbesën e saj.

Kemi frikë që të flemë në shtëpi se nga tërmeti i parë na plasi gjysma e murit. Jemi më të sigurt jashtë, se brenda në këto momente. Jemi jashtë, na kanë premtuar por akoma. Fëmijët janë të vegjël, mbesa dhe nipi që flenë me mua, nuk kam ku t’i çoj. Shtëpia është gati për të rënë se e dëmtoi tërmeti i parë. Ndoshta shteti nuk do të na lerë” , shprehet ajo për Report Tv.

Ndërkaq, një çift që kishte dalë në rrugë nga frika e tërmetit u shpreh se do të vijojnë që të rrinë jashtë. “Lëkundjet i ndjemë por nuk zgjatën shumë. Po rrimë njëherë, por është edhe ftohtë. Frikë kemi nga tërmeti, nuk diskutohet, por edhe fiks pas dy muajve të atij të parit, ra tjetri”.

VIDEO-Tërmeti shkund Tiranën dhe Durrësin/ Njerëzit dalin në rrugë

Lëkundjet e forta të tërmetit me mangitudë 5.4 të shkallës rihter kanë shkaktuar panik te banorët e qytetit të Durrësit dhe atyre të Tiranës, dy qytete ku është ndjerë më shumë lëkundja sizmike.

Në Tiranë njerëzit dynden nëpër makina

Në kryeqytet është krijuar një kaos me trafikun teksa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat për t’u vendosur në makinat e tyre, pasi i druhen lëkundjeve të tjera të tërmetit.

Lexo edhe :  Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Trafiku në Tiranë 
Epiqendra e tërmetit e cila ishte në Hamallaj të Durrësit ka shkaktuar panik gjithashtu edhe tek banorët e qytetit bregdetar, të cilët janë edhe më pranë vatrës së tërmetit, shto faktin që vitin e kaluar ky qytet u godit nga tërmeti shkatërrimtar ku vrau 51 persona.

Banorët e Durrësit dalin në rrugë

Ashtu siç duket edhe në videot e dërguara në redaksinë e Fjala.al, qytetarët kanë dalë në rrugë bashkë me fëmijët nga frika e pasgoditjeve.

LEXO EDHE:

11 tërmetet shkatërrimtare që kanë goditur rëndë Shqipërinë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka dëme materiale nga lëkundjet sizmike, e cila ishte me një thellësi prej 10 kilometrash dhe 29 kilometra nga Durrësi. Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas atij të 26 nëntorit të vitit të kaluar që ishte 6.4 të shkallës rihter dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale. /Fjala.al/

LEXO EDHE:

Njihuni me 11 tërmetet më të fuqishme dhe më shkatërrimtare në botë

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV