Denoncimi rihapi hetimet për Anton Martinin, KPK e konfirmoi në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili është gjithashtu edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).

Mësohet se me shumicë votash Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin Martini.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Martini doli për herë të dytë përpara KPK, pasi hetimet ndaj tij u hap përsëri pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në qytetin e Shkodrës.

Në padinë e tij denoncuesi ngrinte akuza se Martini i’u kishte hequr dosjet hetimore disa prokurorëve duke i’a kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk kishin kërkuar të hiqnin dorë.

Por përpara KPK-së , Martini u shpreh se ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës për vetëm tetë muaj, nga muaji nëntor i 2017 deri në qershor të 2018, dhe se gjatë kësaj periudhe ai është munduar të japë kontributin e tij. Ai u shpreh se e ka kryer këtë ndarje në pasi disa prokurorë nuk posedonin certifikatë sigurie.

Në Shkodër mora informacion se eksponentë të krimit ndikonin tek prokurorët. Për këtë shkak unë inkurajova prokurorë oficerët. Aplikova metodat pro-aktive për të zbardhur disa ngjarje si vrasje me shpërthime me tritol apo tjetërsim pronash në bregdet.”, tha Martini ndërsa theksoi se prokurorët nuk kishin certifikatë sigurie e për këtë arsye ai ka kryer ndarjen në seksione./Fjala.al

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV