Gjermani/ Jetojnë mbi diamante, por prapë nuk ‘duan’ të pasurohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e qytezës së Nordlingen në Bavari të Gjermanisë, janë në dijeni se jetojnë mbi tonelata diamantesh, por përsëri ata zgjedhin që të mos i prishin banesat e tyre për t’u pasuruar.

Nordlingen qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë viteve kur një asteroid goditi Tokën. Sipas gjeologëve gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër dhe peshonte rreth tre miliard tonelata.

Goditja e asteroidit ishte aq e fortë me një temperaturë shumë të lartë dhe ushtroi presionin e mjaftueshëm për krijimin e një përzierjeje midis xhamave, kristaleve dhe diamanteve.

Sipas gjeologëve besohet se në nëntokën e Nordlingenit ndodhen rreth 72 tonelata diamante.

Banorët e parë që kanë lëvizur në këtë zonë nuk kanë qenë në dijeni se ishin duke ndërtuar shtëpitë e tyre mbi një “thesar”, madje ata prej vitesh besonin se shkak i kraterit të madh ishte vullkani. Vetëm në vitet 60’ u zbulua se shkak i kraterit ishte një asteroid.

Kur banorët kanë ndërtuar banesat e tyre kanë përdorur ‘suevitin’, një material i përzier me gurë, xham kristale dhe diamante.

Pra mund të themi se muret e qytetit të Nordlingenit vlejnë shumë më shumë sesa duken në shikimin e parë. Sasia e diamantit është shumë e madhe, por banorët përsëri nuk zgjedhin që të shembin qytetin për t’u pasuruar pasi madhësia e diamanteve është vetëm 0.2 milimetra./Fjala.al

Të fundit

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa...

Ligj për miq! Pijini lëngun, rregullores të Kuvendit!

Nga Artan Fuga Ligj për miq ! Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një regjistrim...

14 vite në NATO/ Ambasada e SHBA del me mesazhin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA thotë...

Shqipëria,14 vjet në NATO/ Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai shprehet se Shqipëria është krenare...

Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës sot

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Gjatë mesditës dhe pasdites, intensiteti i reshjeve do...

Lajme të tjera

Web TV