Policia bën “Mea culpa”/ Tregon 5 shqiptarët më të rrezikshëm në kërkim   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në listën e të shumëkërkuarve më të rrezikshëm brenda vendit policia ka nisur emrat e pesë prej tyre. Në fakt për këdo që është marrë me historinë e kërkimit në vend, që të pestë këta emra i ka të njohur bashkë me gjithë aktivitetin e tyre kriminal. Në listë përveç Dritan Syziut, të akuzuarit për dy vrasje dhe të dënuar përjetë gjendet edhe emri i Altin Arapit, emri proverbial i Hakmarrjes për Drejtësi, mbi të cilin bien një sërë akuzash por ajo më e rënda lidhet me ekzekutimin e shoferit të familjes së ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollakut.

Meqë prej dy ditësh media e ka shënjestruar policinë në lidhje me ngjarjen e rëndë, të rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, policia gjen një mënyrë për të sjellë në vëmendje punën e saj, që në fakt nuk është me ndonjë rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për anashkalimin e një ngjarjeje ku ndoshta edhe mund t`i shpëtohej jeta.

Megjithatë policia ka listuar si pesë më të rrezikshmit, pikërisht:

-Dritan Syziu, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,
-Altin Arapi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,
-Eduart Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,
-Gentian Tako dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,
-Gëzim Mehmeti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,

Ndërkohë policia njofton se është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Sipas policisë emrat e këtyre 50 personave do të publikohen nga 5 në ditët në vijim. “Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.” thuhet në njoftimin e policisë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Shkurt dhe qartë, këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen te “Ferma Vip”

Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për një emision televiziv se do të jetë pjesë e reality show-t më...

Ktheu në Apel çështjen e vulës së PD-së, Gjykata e Lartë zbardh vendimin e plotë

Gjykata e Lartë ka zbardhur të plotë vendimin për të rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e PD. VENDIMI I PLOTË Pasi...

“A jam hot Heidi?”, Egla lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë

Egla ka shijuar disa momente vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u larë në vaskë. Nën ritmet e muzikës, ajo ka nisur të...

E frikshme/ Shpërthen vullkani në këtë vend, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një tjetër shpërthim i fuqishëm vullkanik në gadishullin Reykjavik ka bërë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Islandën Jugore. Shpërthimi sipas autoriteteve lokale është...

A e dini se iPhone ka një “buton sekret”?

Ka një sërë veçorish inteligjente të integruara në softuerin iOS të Apple, por shumë njerëz nuk e dinë se ka një tjetër “buton sekret”...

Lajme të tjera

Web TV