Shirat që përfshinë kryeqytetin, mëngjesin dhe mbrëmjen e sotme kanë shkaktuar avari dhe për pasojë mungesë të energjisë elektrike.
Përkeqësimi i motit ka lënë në errësirë pjesën më të madhe të Tiranës. Zonat si “Komuna e Parisit”, Rruga “Muhamet Gjallesha”, “21 dhjetori”, “Rruga e Kavajës”, zona e “Liqenit Artificial” dhe Bulevardi “Bajram Curri” kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të avarive të krijuara në rrjetin energjetik nga shkreptimat dhe moti i keq që ka përfshirë kryeqytetin.
“Për shkak të një avarie të shkaktuar nga kushtet atmosferike në rrjetin 110kV, dolën jashtë pune dy nënstacionet Kashar dhe Selitë. Në bashkëpunim me OST, brigadat e OSHEE janë duke manovruat dhe brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur normalizimi i situatës te Nst Kashar dhe pjesërisht në Nst Selite. Puna vijon për rikthimin e rrjetit ne funksion normal”, njofton OSHEE-ja.