DW: Provimi për patentat në Gjermani nuk do të jepet në gjuhën shqipe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.  Një vit më parë dy ambasadorët shqiptarë kishin parashtruar një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip. Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit shqiptar në Berlin, Artur Kuko, do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.

Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.

Proces i ndërlikuar

Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një videomesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Wellen diplomatë të pranishëm në takim. Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behxhet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë. Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.

Vullneti i mirë politik është njëra gjë, por prapëseprapë, ekspertët mendojnë se procesi i njohjes nuk është thjesht një vendim politik. Ai ka një procedurë specifike në rastin e Gjermanisë. Sepse përveç federatës, marrëveshja do të duhet të kalojë edhe në tryezën e Konferencës së Ministrave të Infrastrukturës së Landeve Federale.  Siç i tha DW-së, Julian Lange, zëdhënësi i ministrisë së Landit të Zarës, i cili në vitet 2019/2020 është kryetar i radhës së Konferencës çështja nuk ka mbërritur ende në axhendën e tyre. “Ka biseda në nivel ekspertësh, por ende nuk na ka mbërritur asnjë marrëveshje formale nga ana e Ministrisë Federale të Infrastrukturës.”

Lexo edhe :  Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shton në “Bordin e Nderit” një sërë personalitetesh

Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut që nga momenti kur Republika Federale hartoi marrëveshjen dhe ia parashtroi Konferencës së Ministrave dhe derisa marrëveshja u miratua me të vërtetë, kaluan pesë vjet.  Procesi i njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ose Kosovës dhe Gjermanisë ndodhet ende në hapat e para, dhe ka shumë të ngjarë që të përfundojë pas shumë vitesh. /DW


Të fundit

Do të ketë aksionere serbë në Portin e Durrësit? Alabbar: Kam disa partnerë nga…

Mohamed Alabbar ka mohuar akuzat se në kompaninë e tij, Eagle Hills që do të marrë përsipër ndërtimin e...

110-vjetori i Pavarësisë bën bashkë Shqipëri-Kosovë, mbahet sot mbledhja e dy kuvendeve

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, sot në orën 10:00, në Kuvend do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës...

Endri Prifti e kishte ‘prashikuar’ muaj më parë/ Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike’!

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi...

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro, ç’po ndodh me monedhat e tjera

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 27 Nëntor, me 111.7 lekë dhe është shitur me 113 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar...

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore

Sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në verilindje...

Lajme të tjera

Web TV