Kuvendi/ Amnistia miratohet me 102 vota, 175 të dënuar do lënë qelitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

175 të dënuar, shumica e të cilëve janë gra, do të lënë qelitë pas votimit në Kuvend të ligjit për amnistinë.

Në këtë mënyrë është miratuar me 102 vota pro projektligji “Për dhënie amnistie”.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, por deputeti opozitar Murrizi e cilësoi të vogël në krahasim me propagandën që sipas tij është bërë në gjashtë muajt e fundit.

Ndërkohë Manja tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.

Edhe deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi zgjerimin e kategorive të amnistisë. Ai tha se 175 të dënuar që i kap amnistia për t’u liruar janë pak.

“Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Çdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?! Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim” tha Gjuzi.

Ndërsa deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur të cunguar amnistinë për të burgosurit. Ai tha se po lirohen trafikantët dhe po lihen në burg ata që janë kapur me 5 gramë drogë.

Të fundit

Zyrtare/ Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në 6 shtete dhe 3 kontinente

Kupa e Botës 2030 do të jetë thelbësisht e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi...

“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”/ Sejko: Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet

Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë. Gjatë një konference për mediat, Sejko u shpreh...

Sabatini: “Tare ishte një intelektual dhe dominues, Lazio humbi shumë me largimin e tij”

Igli Tare i dha fund aventurës së tij te Lazio verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Sarri, teksa presidenti Lotito në...

Victoria Beckham për tradhtinë e supozuar të David para 20 vitesh: U distancuam

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive bamirësie, për t'u kurorëzuar në...

Prapaskenat/ Si Luis Enrique largoi Verrattin: “Je prototip i futbollistit që urrej”

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte. Madje ndonjë prej tyre edhe e urrente. Emra si...

Lajme të tjera

Web TV