Rrëmbimi i Jan Prengës, gazetarja tregon çfarë ka në videon e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacionet e policisë që çuan në arrestimin e disa personave që dyshohen se urdhëruan dhe rrëmbyen Jan Prengën janë zhvendosur nga Shijaku në Shkodër.

Gjithashtu, edhe forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në orët e para të mëngjesit të së enjtes në disa banesa, objekte të braktisura dhe magazina, por pa mundur të arrestojnë personat e kërkuar.  Në emisionin Opinion, gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur se çfarë përmban videoja që ka në dorë policia mbi torturimin e 49-vjeçarit, Jan Prenga.

Dyshimet që hodhëm ne këtu në emision, lidheshin me faktin se si policia provonte faktin e vdekjes së Jan Prengës. Në bodrumin e resortin kanë qenë të instaluara kamera me rezolucion të lartë dhe kanë filmuar çdo gjë. Të gjithë kamerat e tjera të resorit janë shkatërruara. Këtë nuk e di nëse kamera në bodrum ka qenë e vendosur nga policia po nga pronarët e resorin. Ka një material të gjatë filmik, që kur hyn Range Rover, nxjerrja e trupit. Ata e kanë nxjerrë trupin, e kanë zhveshur, i kanë zhdukur rrobat. E kanë futur në një furgon të mbyllur. Të gjithë personat që janë marrë me këtë pjesë kanë ndërruar rrobat e tyre, janë pastruar me… Ata kanë dalë nga resorti, fugoni është ndjekur me dron në lartësi, dikur në fshatin Pjesëz është humbur kontakti me furgonin. Atu është regjistruar edhe makina Range Rover, nga kamera e një servisi. Trupi është nxjerrë në orën 20: 38. Mbi bazën e atij materiali filmik janë identifikuar të gjithë personat që janë marrë me rrëmbimin dhe torturimin e Jan Prengës”, tha Lala. /Fjala.al/

Të fundit

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV