Numri i viktimave nga virusi në Kinë ka shkuar në 170, ndërsa numri i rasteve të konfirumuara u rrit në 7711 ditën e enjte.
Disa vende si Britania e Madhe, kanë evakuuar qytetarët të cilët janë ende të bllokuar në qytetin Wuhan, qyteti në epiqendrën e shpërthimit.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), e cila fillimisht refuzoi të shpallte një emergjencë globale shëndetësore për shkak të shpërthimit, tani ka paralajmëruar të gjitha qeveritë që të jenë “në gatishmëri” mbi virusin dhe do të takohen përsëri sot për të vendosur nëse do të shpallin një emergjencë.
E gjendur përballë kësaj situate, Rusia ka vendosur që të mbyllë kufijtë tokësor me Kinën.
Sipas agjensisë së lajmeve “Tass”, Mikhail Mishustin, kryeministri i Rusisë, ka nënshkruar një urdhër për të mbyllur kufirin e vendit me Kinën dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
‘Sot nënshkruam një urdhër”, tha në një deklaratë kryeministri Mishustin.
Kufiri midis Kinës dhe Rusisë vlerësohet të jetë më shumë se 4,000 kilometra dhe është kufiri ndërkombëtar më i gjatë në botë.
Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë lëshimin e vizave elektronike për shtetasit kinezë nga e enjtja.
Të mërkurën, Rusia tha se do të kufizojë lidhjet e saj hekurudhore me Kinën nga 31 janari dhe do të drejtojë vetëm trenat direkte midis Moskës dhe Pekinit.