Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Giacomo Vrioni është prezantuar sot në mënyrë zyrtare te skuadra aktualisht kampione e Italisë.
Drejtuesit e bardhezinjëve ranë dakord me Sampdorian, në mënyrë që lojtari i kombëtares U-21 të luajë për Juven.
21-vjeçari shqiptar luajti sezonin e kaluar me Venecian, ndërsa në fazën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Citadella-s.
Giacomo Vrioni do të jetë tashmë pjesë e skuadrës U-23 të Juventusit./Fjala.al/