Publikohen fotot e rralla, Enver Hoxha në krah të kreut të Ballit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar fotot e rralla që i përkasin vitit 1936, kur Enver Hoxha ishte pjestar i delegacionit të “Djemurisë gjirokastrite” që shkoi në rrethin e Shkodrës për të tërhequr eshtrat e dy patriotëve të shquar, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Eshtrat pasi u zhvarrosën nga Fusha e Shtojt, u dërguan në Bashkinë e qytetit, për të mbajtur ceremonitë e rastit dhe proçesioni mortor me fjalimet e disa personalitete, si Patër Anton Harapi, Ernest Koliqi, etj.

“Memorie.al” publikon një foto të rrallë me cilësi të lartë e bërë nga Marubët e famshëm të Shkodrës, e ruajtur për më shumë se tetë dekada në arkivin personal të Hasan Dostit, juristit që mori Enverin në përbërje të atij delegacioni dhe i dha të lexonte fjalimin e tij nga ballkoni i godinës së Bashkisë së Shkodrës.

Si ka pozuar Enver Hoxha në atë foto përkrah Hasan Dostit, të birit të tij të vogël, Tomorrit 6 vjeçar, si dhe gjithë personaliteteve të asaj kohe që ishin në përbërje të atij delegacioni, si; Javer Bej Hurshiti, Zenel Prodani, Daut Çarçani, Thoma Papapano, Beso Gega, Gjush Sheldija, Nazmi Lumani, etj., të cilët vite më vonë do t’i fshinte të gjithë nga ajo foto dhe historia, duke i retushuar dhe duke lënë vetëm pak, prej tyre, si të birin 6-vjeçar të Hasan Dostit, Tomorrin.

Tashmë në moshën 90-vjeçare, Tomorri pas 84 vitesh bën publike dëshminë e tij të rrallë, se Enver Hoxha lexoi fjalimin e të atit, Hasanit, i cili disa vjet më pas do të mbante postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës, dhe si eksponent i lartë i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, në Konferencën e Mukjes do të zgjidhej Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare. Në vitin 1944, ai do të largohej nga Shqipëria, për t’i shpëtuar hakmarrjes së Enver Hoxhës, bashkëshorten e të cilit, Nexhmije Xhunglinin, e kishte mbajtur për afro shtatë vite në shtëpinë e tij në Tiranë, si shoqe klase me të bijën, Shanon, në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë”. Si “shpërblim”, Enveri dhe Nexhmija, ia burgosi dhe internoi për 47 vite, të shtatë fëmijët (katër djem e tre vajza), të cilëve gjermanët iu kishin vrarë nënën dhe xhaxhanë, më 16 nëntor të vitit 1944.

Lexo edhe :  USS Vincennes rrëzon avionin Iran Air 655, ndër 290 të vdekur 66 ishin fëmijë

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV