Rinia e varfër e Silvio Berluskonit, kur ende nuk kishte miliardat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silvio Berluskoni lindi 29 shtator 1936 në Milano, është drejtues i kompanisë MediaSet, politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.

Pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike “Fininvest” e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali.

Duke iu falënderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali.

Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.

Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë “Forza Italia”, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me “Popolo della Libertà” dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.

Sipas Forbes pasuria e Silvio Berluskonit vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.

Por si ishte rinia e tij? Kjo tregohet përmes një kolazhi fotosh

Në 29 shtator të vitit 1936 lind në Milano Silvio Berlusconi. Fëmijërinë e kalon fillimisht në Saronno, qytetin e lindjes së të atit, Luigi, dhe pastaj në Lomazzo.

Nga viti 1942 deri në 1945, Silvio Berlusconi ka jetuar në shtëpinë e prindërve në Saronno. I ati ishte refugjat në Zvicër, e ëma punonte në Milano si sekretare pranë Pirelli, ku çdo ditë i duhej të shkonte atje me tren.

Në vitin 1945, mbaron lufta, familja më në fund bashkohet dhe kthehet përfundimisht në Milano. Në këtë foto shohim Luigi Berlusconi (1908-1989), “babain e rreptë, por të dashur”; mamanë Rosa Bossi (1911-2008) si edhe Maria Antonietta (1943-2009), 7 vite më e re se Silvio, e cila u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë në moshën 65-vjeçare.

Lexo edhe :  Jakov Xoxa, shkrimtar i shquar viteve ‘70

Silvio Berlusconi gjimnazist në Salesiani. Një shkollë e fortë, siç kujton presidenti, por që i ka mësuar karakterin e të qenit NJERI. Pas pjekurisë klasike, Silvio regjistrohet në Statale di Milano, Fakultetin e Drejtësisë: diplomohet shkëlqyeshëm me një tezë mbi publicitetin me 110 pikë.

Në Salesiani njihen me njeriun që do të jetë miku i tij për gjithë jetën: Fedele Confalonieri. Të dy ndajnë disa vera bashkë, nisur me anijet detare Kosta dhe Grandi Viaggi, me kuartetin e tyre muzikor “katër mjekët”.

“Niseshim me anije në verë për të sjellë disa të ardhura në shtëpi, – ka rrëfyer vetë Berluskoni. – Në mëngjes bëja lojëra  mbi urë, ndërsa pasditeve bëja udhërrëfyesin turistik në një qytet që nuk e njihja apo vizituar kurrë më parë në jetën time; në mbrëmje, para se të këndoja me orkestrën e xhazit, pastaj natën, si solist dhe luaja në kitarë”.

burimi: cobalten.com

Përgatiti: L. Veizi

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV