VIDEO/ Murinho i papërmbajtshëm, interviston veten në konferencë për shtyp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho mund të cilësohet si një nga karakteret më të veçanta dhe më gazmor në botën e futbollit.

Është e rrallë të mos dëgjosh mbi veprimet qesharake të tij në ndeshje apo edhe jashtë tyre, duke dhuruar spektakël pa fund e tërhequr gjithmonë e më shumë mbështetës.

E fundit ka qenë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në konferencën për shtyp,ku portugezi ka zgjedhur t’i bëjë vet pyetje vetes, në njëfarë mënyre duke injoruar gazetarët e pranishëm.

Sipas tij pyetja e parë është ajo që lidhet me merkaton dhe nëse është në pritje të ndonjë lojtari tjetër.

“Pyetja e parë: A po prisni për ndonjë lojtar përpara fundit të merkatos? Jo. Vazhdojmë me pyetjen e dytë: A je i lumtur me merkaton e klubit tënd? Po, jam. Pyetja e tretë: A të duhet ndonjë sulmues?”- u tha Murinho.

Me anë të kësaj “autointerviste”, tekniku portugez  zbuloi se klubi i drejtuar prej tij nuk do të bëjë asnjë afrim ditën e sotme, që përkon dhe me afatin e fundit të merkatos së dimrit./Fjala.al/

Të fundit

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi

Greqia dhe vende të tjera evropiane po përballen me një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19, e nxitur...

2 korrik 1877: Hermann Hesse, lindja e shkrimtarit të ndjeshëm e filozofik

Më 2 korrik 1877, në qytetin Calw të Württembergut, Gjermani, lindi Hermann Hesse, një nga shkrimtarët më të ndjeshëm dhe më filozofikë të letërsisë...

Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Nga Fejzo Subashi. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë: për të gjitha kategoritë, të...

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Lajme të tjera

Web TV