Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Koalicion me partitë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë tha se partia e tij është e gatshme për koalicion parazgjedhor me një parti politike shqiptare për shkak se, siç tha ai, kjo parti nuk ka paragjykime.

Zaev herën e fundit arriti të fitojë falë koalicionit me partinë shqiptare BDI të Ali Ahmetit. VMRO- DPMNE mori 51 mandate, kurse LSDM 49 por bashkë me 10 mandatet e BDI formuan qeverinë.

Për ne ajo mundësi është e hapur, kemi mundësi me të gjithë, fillimisht me partnerin tradicional që jemi në Qeveri kemi bisedime, kemi bisedime edhe me partitë opozitare.

Kur flas për BDI-në, flas edhe për Alternativën dhe PDSH-në që janë pjesë e Qeverisë, në koalicionin tonë, por kemi komunikime të hapura edhe me Besën dhe Aleancën për shkak se bashkë votuam për ndryshimet Kushtetuese, bashkë e votuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, bashkë votuam një pjesë të reformave, në të mirë të shtetit“, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së..

 

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV