“BE të miratojë një karikues universal për telefonat inteligjentë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“BE-ja të miratojë një standard universal të karikuesve për celularët në të gjithë bllokun”, kjo ishte unanime e shumë eurodeputetëve.

Kjo kërkesë e eurodeputetëve kundërshtohet fortë nga Apple.

Një rezolutë jo detyruese votoi 582 në favor dhe 40 kundër për miratimin e një mbushësi të përbashkët për telefonat mobil dhe pajisjeve e tjera, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzimi i tepërt i mbushësve shkakton shpenzime të tepërta dhe bezdi për konsumatorët, po ashtu mbeturina për mjedisin”, thuhet në tekst.

Prandaj, ekziston një “nevojë urgjente për veprim rregullator të BE-së”, duke bërë thirrje për masa “deri në korrik të vitit 2020”.

Ideja për një karikues të vetëm u lëshua në vitin 2009 nga Komisioni Evropian dhe u prit me hezitim nga industria e telefonisë celulare që nga fillimi.

Komisioneri Evropian Maros Sefcovic premtoi se Komisioni do të trajtojë çështjen përmes “një kombinimi të opsioneve të politikave përfshirë masat rregullatore”.

Numri i llojeve të mbushësve megjithatë ka rënë ndjeshëm në 10 vitet e kaluara, nga 30 në tre sot.

Të fundit

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Lajme të tjera

Web TV