Dekriminalizimi/ Prokuroria, një verifikim të thelluar për Kastriot Gurrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Përgjithshme po kryen një verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nëse preket ose jo nga ligji i Dekriminalizimit.

Sektori i Dekriminalizimit i ka kërkuar të premten KQZ-së formularin e kryebashkiakut të Librazhdit, formular të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja ka dërguar Prokurorisë po brenda ditës së premte.

Formulari i dorëzuar nga Kastriot Gurra nuk ka asnjë dënim, ndalim apo hetim të deklaruar, si dhe asnjë ndryshim në gjeneralitete.

Ende nuk dihen dyshimet apo indiciet që ka nxitur prokurorinë të hetojë kryebashkiakun e Librazhdit, Gurra i cili po ushtron mandatin e dytë në krye të bashkisë.

Deri më tani prokuroria ka nisur procedurat për hetimin e 5 të zgjedhurve kryetar bashkie nga votimet e 30 qershorit.

Valdrin Pjetri në Shkodër la mandatin, në Vorë Agim Kajmaku është në kërkim,  mbi Qerim Ismailajn vazhdon procesi i hetimit, në Vaun e Dejës, ku u votua Mark Babani ende nuk ka një përfundim mbi hetimet. Ndërsa së fundi ka nisur dhe procesi mbi Lefter Allën në Bulqizë.

Të fundit

“Audi Q3” i vjedhur në Poloni trafikohet në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari

Pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se disa shtetas ishin implikuar në një rast të trafikimit në Shqipëri,...

Disiplina e re që transformon fosilet në robotë për të studiuar evolucionin e tyre

Një organizëm i lashtë fosile detare, i cili daton 450 milionë vjet më parë, është kthyer në jetë në një robot. Një shembull i...

Sot seanca në GJKKO për betimin e Fredi Belerit,e pranishme dhe ambasadorja greke

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili kërkon...

Komisioni i Displinës/ Ndalohet hyrja e 14 tifozëve në stadiume pas dhunës në derbi

Pas akteve të dhunës që shoqëruan derbin Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka...

Përveç dietave dhe aktivitetit fizik, këto ushqime ju ndihmojnë në djegien e dhjamit

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji. Mirëpo...

Lajme të tjera

Web TV