Durrës/E tmerrshme, burri vret gruan me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin, teksa burri ka vrarë me thikë gruan e tij 33-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.

Sipas burimeve zyrtare,  shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, ka vrarë 33-vjeçaren në banesën e tij, për motive të dobëta, ku për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ky i fundit 10 vjeç dhe është djali i madh i familjes.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij krimi të rëndë brenda familjes të jetë bërë xhelozia mes çiftit.

Lulzim Cuko dhe Manjola Cuko me origjinë nga Dibra, ndërsa prej vitesh jetonin në Durrës njihen ndryshe edhe me mbiemrin Lika.

45-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa, ndërsa policia i është në ndjekje të tij. Tashmë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./Fjala.al/

Të fundit

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

Lajme të tjera

Web TV