KQZ, 663 milionë lekë nga buxheti i shtetit partive “jashtë Kuvendit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë të gëzojnë favore edhe pse i kanë lënë mandatet në Kuvend.

KQZ do të shpërndajë këtë të hënë, 663 milionë lekë të vjetër, për Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PDIU-në.

Qeveria ka shkurtuar fondet për partitë pas tërmetit, duke dhënë 500 milionë lekë të vjetër më pak në total. Sipas llogarive të reja, PD do të përfitojë rreth 390 milionë lekë (të vjetra), LSI rreth 200 milionë, ndërsa PDIU 74 milionë lekë.

Partia Socialiste do të përfitojë 634 milionë lekë, ndërsa shuma tjetër i jepet Partisë Social Demokrate të Tom Doshit, 53 milionë lekë.

Fondi do të jepet për të përballuar shpenzimet vjetore, sipas ligjit për Partitë Politike. Siç anëtari i KQZ, Bledar Skënderi tha për ABC News se ligji e lidh financimin jo me qenien ose jo në parlament, por me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Gjithmonë rezultatet lidhen me zgjedhjet e fundit parlamentare, derisa këto parti politike kanë qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e fundit të zhvilluara parlamentare marrin në bazë të vendeve të fituara në kuvend”, tha Bledar Skënderi.

 

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV