Pamje dramatike/ Policia arreston njerëzit e infektuar me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e cila po bën xhiron e rrjetit tregon se si policia arreston njerëzit e infektuar me koronavirus që tentojnë të largohen apo mos i nënshtrohen mjekimit.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, aty ku lindi edhe koronavirusi që deri më tani ka vrarë rreth 305 njerëz dhe ka infektuar me mijëra të tjerë.

Pamjet tregojnë se si një burrë përpiqet të largohet nga autoambulanca dhe menjëherë arrestohet nga policia për ta vendosur sërish në automjet.

Koronavirusi/ Shënohet viktima e parë jashtë territorit kinez

Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e parë jashtë territorit kinez. Sipas mediave ndërkombëtare, viktima e parë është shënuar në Filipine.

Viktima është një 44-vjeçar kinez, i cili vinte nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u zbulua për herë të parë virusi. Sipas, Organizatës Botërore e Shëndetit viktima ishte infektuar para mbërritjes në Filipine. Sipas shifrave zyrtare, koronavirusi iu ka marrë jetën 305 personave në Kinë deri më tani, ndërsa 14 mijë e 480 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.

Ndërkaq, përfaqësuesi i OBSH-së në Filipine, Rabindra Abeyasinghe,  tha se “Kjo është vdekja e parë e raportuar jashtë Kinës. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që viktima nuk është infektuar në vendin tonë.  Por, ky pacient ka ardhur nga epiqendra e virusit.”

Kjo është vdekja e parë jashtë kufijve të Kinës, në një kohë që të gjitha vendet kanë mbyllur kufijtë për udhëtarët që vijnë nga Kina, ndërsa autoritetet e ccdo vendi po punojnë për të kontrolluar mospërhapjen e mëtejshme të virusit./Fjala.al/

Të fundit

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Pas temperaturave të larta, ky qytet ‘pushtohet’ nga breshëri dhe shiu

Pas temperaturave të larta, zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe nga breshëri. Pothuaj i gjithë territori i Shqipërisë është...

Lajme të tjera

Web TV