Partizani prish syrin e keq, kampionët shkatërrojnë Luftëtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fitore spektakolare ka qenë ajo e Partizanit ditëne sotme në Gjirokastër. Kampionët ende në fuqi kanë fituar me rezultatin 0-3 ndaj Luftëtarit, duke u rikthyer fitoreve pas një periudhe të gjatë vuajtjesh e humbjesh të njëpasnjëshme.

Ishte Solomon ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të të lojës, duke i dhënë kështu tronditjen e parë gjirokastriteve, më pas në minutën e 18-të Rron Broja dyfishoi golat për Partizanin. Ndërsa, Melo shënoi rikthimin e fuqishëm të “Demave” të kryeqytetit duke shënuar golin e 3-të në minutën e 72-të të lojës.

Me fitoren e sotme “Demat” e kryeqytetit renditen momentalisht në vendin e tretë të kategorisë me 3 pikë më pak se Tirana e vendit të dytë dhe 4 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, por duhet theksuar se këto skuadra dhe pjesa tjetër e Superligës nuk i kanë zhvilluar ende ndeshjet e javës së 20-të, ndaj nuk do ishte habi nëse do shikonim diferenca më të larta apo rrëzim në renditje të Partizanit.

Rikujtojmë se kryeqytetasit kishin vuajtur shumë në ndeshjet e fundit duke marrë vetëm humbje, ndërsa gjirokastritet e renditur të parafundit në kategori u shkatërruan në stadiumin “Selman Stërmasi” nga Tirana me rezultatin 5-1./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV