Presidenti i PE nesër në Tiranë, do përshëndesë në seancën plenare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbërrin nesër në Tiranë presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Sassoli do takohet me Ruçin në orën 14:45 në Kuvend. Ai nesër do të marrë pjesë në seancën plenare.

“Nesër, ditën e hënë, më datë 3 shkurt, në orën 14:45, në sallën e seancave plenare, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të presë Presidentin e Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli. Pas takimit, në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për media nga Parlamenti.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i PE-së do të takohet me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe drejtuesit e grupeve politike. Sassoli, gjithashtu, do të mblidhet dhe do të diskutojë me studentë të universitetit, si dhe me përfaqësues të grupeve të ekspertëve dhe UNICEF-it.

Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin”, ka shkruar ai.

Të fundit

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Lajme të tjera

Web TV