Tre ministra në Kuvend, pyetje për ‘shëtitjen’ e Dajtit e dëbimin e turkut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre interpelanca do të zhvillohen nesër në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.

Interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik, por edhe çështje të tjera, përfshirë kanabisin.

Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet shkarkimet, por edhe rastin e fundit të furtunës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin pas ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në Bllok.

Interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Të fundit

Shkaktarë të zjarreve në tre fshatra të Tepelenës, në pranga 48-vjeçari!

Një 48-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga policia, si përgjegjës për...

Varroset sot polici që u vra nga grupet e armatosura serbe në veri të Kosovës

Afrim Boshnjaku, polici i Kosovës që ra dje në krye të detyrës gjatë një përleshje me armë zjarri me një grup të armatosur serb...

Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjaku!

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë  përleshjeve me...

Vdes bosi i mafias italiane Matteo Messina Denaro, vuante prej kohësh nga kanceri

Matteo Messina Denaro ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati,...

Emrat që po cilësohen si ‘jashtë mode’

Emrat sa vijnë dhe dalin nga moda. Olive, që dikur shihej si emër i vjetër në Britani, tani është sërish në trend. Sophie Kihm, eksperte...

Lajme të tjera

Web TV