Zyrtarizohet koalicioni LVV-LDK, Kurti: Qeveria e re do ketë 15 ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë zyrtarizuar arritjen e koalicionit qeverisës.

Albin Kurti ka deklaruar konkretisht se qeveria e drejtuar nga ai do të ketë 15 ministri.

U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë.”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti tha se me LDK-në janë dakordësuar që kjo qeveri të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Kryetari i VV-së theksoi se partia e do të propozoj kryeparlamentarin që do të zgjidhet nga radhët e LDK-së.

Arritja e marrëveshjes u konfirmuar dhe nga Isa Mustafa, i cili theksoi se ky hap do të jetë në të mirë të Kosovës.

“Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë e është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës”, theksoi Mustafa.

Ndërkaq, Albin Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për tu bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, të hënën më 3 shkurt. /Fjala.al

Të fundit

Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund...

BIRN: Erion Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan...

Tesla në krizë?/ Shënohet rënie me 40 % e shitjeve në tregun evropian

Tesla ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të shitjeve në Evropë, me një ulje prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të...

Bota duket se i ka mbyllur sytë përballë evoluimit të Shtetit Islamik

Nga Kian Sharifi REL Forcat e përkrahura nga Shtetet e Bashkuara patën deklaruar më 2019 se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) është shkatërruar. Por, siç kanë treguar...

Pse na vlerëson ‘Standard&Poor’s’?

Fatos Çoçoli Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 Mars 2025 (https://disclosure.spglobal.com/ratings/en/regulatory/article/-/view/type/HTML/id/3341632 ), agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit të aftësisë borxhpaguese...

Lajme të tjera

Web TV