Çollakun debat me ish-Shefin e Shërbimit Sekret: Po bën tallava në studio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studio e 360 gradë është përfshirë nga nota të ashpra debate e kundërthënie mes ish-shefit të Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosit dhe gazetarit Basir Çollaku. Duke folur për paketën AntiKÇK, Klosi tha:

Shqipëria në këtë sistem që ndodhemi ka pasur fatin e madh të marrë eksperiencë nga vendet e tjera. Por është gjë tjetër t’i vësh në zbatim ato që merren teorikisht si eksperiencën.

Pra paketën AntiKÇK nuk mund ta dënojmë pa e provuar. Do bëhen shumë prova në Shqipëri, sepse janë gjëra të reja. Nuk janë ato me të cilat ishim mësuar shumë vite më parë.

Këtu ndërhyn padituria por dhe interesat e atyre që janë në krye të punëve. Por duhet ta përballojmë.

Megjithatë duhet të jemi optimist për çdo gjë të mirë që bëhet”.

Por ka ndërhyrë gazetari Basir Çollaku. “Kemi 7 vjet pa vullnet”, tha ai.

Kësaj ndërhyrje Klosi i është kundërpërgjigjur me një kundërpyetje: “Po kush ka pasur vullnet në këto 30 vjet?”

Me nota të acaruara gazetari Çollaku i është kthyer Fatos Klosit: “Je një ish-Shefi i Shërbimi që bën tallave nëpër studio. Shefat e shërbimeve sekrete flasin një herë në 20 vjet”.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV