Deputeti Halit Valteri në SHBA, merr mbështetje për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halit Valteri, deputet i Grupit Parlamentar Demokrat, ka qenë i ftuar në Uashington të SHBA-së për të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE për politikanët e rinj.

Deputeti Valteri gjatë konferencës ka diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri, dhe jo vetëm, me zyrtarë të lartë të OSBE-së, Komitetit të Helsinkit, por edhe me kongresmenë amerikanë.

Burime për Fjala.al, raportojnë se ndër të tjerë ai ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli si edhe kongresmenin amerikan, Alcee L. Hastings i cili është njëkohësisht kryetar i Komitetit të Helsinkit në SHBA.

Bëhet me dije se gjatë këtyre takimeve, deputeti Halit Valteri ka marrë edhe mbështetjen e SHBA për Shqipërinë për zhvillimet demokratike në vend.

Punimet e konferencës së OSBE-së i ndoqën nga afër shumë zyrtarë dhe politikanë amerikanë.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV