Gramoz Ruçi kthehet në ‘origjinë’, i drejtohet me “shoku” deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka nxjerrë në pah të shkuarën e tij si politikan në periudhën e diktaturës. Gjatë seancës së sotshme plenare ai i është drejtuar deputetit Lefter Maliqi me shprehjen e famshme të përdorur në komunizëm.

“Shoku, shoku Maliqi, mbaroi koha”, -është shprehur Ruçi.

Deputeti na ana e tij ka ngritur shqetësimin për mungesën e infermierëve dhe të mjekëve. Maliqi akuzon se nisma KÇK është marrë për të goditur opozitën dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

“KCK s’paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ja dëgjoni krismën. Kësaj polici-shtet do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë. Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë çuar në spital të vdekur.

Kjo për shkak se të burgjet por edhe tërë administrata është bërë KÇK nuk ka infermiere, nuk ka mjekë. Janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjim popullor”, -pohoi Lefter Maliqi./Fjala.al

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV