Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori Xhezair Dafa është ndarë nga jeta. Ai ka punuar për një kohë të gjatë në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku ka dhënë një kontribut të çmuar si në filmin artistik ashtu dhe në atë dokumentar.

Xhezair Dafa u lind në Borsh. Studimet e larta i kreu në degën e “Aktrimit” në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1966 u angazhua si asistent-regjisor në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. “Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si asistent-regjisor.

Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmin artistik – veçmas tek realizimet kinematografike, si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo“Intendenti” (1980).

Ndërsa, filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur është, ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), për të mos u ndalur më tej në shpalosjen e vlerave kulturore edhe historike të vendit me “Kujdes” (1970), “Perla e Jugut”, “Blerim në bregdet”, “Bleron kjo lulja e Jonit” etj.

Të fundit

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV