Ngrihen naftëtarët, bllokojnë mjetet në Uzinën e Ballshit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon përplasja në Ballsh ku naftëtarët kanë bllokuar hyrjen e Uzinës. Ata kanë ditë që bëjnë protesta pasi janë të papaguar prej më shumë se 4 muajsh e për pasojë mësohet se para pak minutash kanë mbyllur në uzinë mjetet që kanë hyrë për tu ngarkuar. Referuar të dhënave që vijnë nga Ballshi bëhet me dije se

tri autobote kanë hyrë në Uzinë për të marrë squfur por  naftëtarët nuk i lejojnë të dalin. Autobotet janë të kompanive që administrojnë uzinën. Ato marrin squfur dhe gazoil që ka mbetur nga koha kur punonte uzina.

Prej më shumë se 5 muajsh, Uzina e Përpunimit të naftës në Ballsh ka mbyllur dyert e për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur pa punë. Ata janë ankuar deri në qeveri se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa sigurimet ua kanë paguar për dy muaj më shumë.

Që nga shtatorit, naftëtarët kanë zhvilluar disa protesta ku veç zgjidhjes së çështjes se pagave kërkojnë zgjidhje edhe për perspektivën e asetit kombëtar që tashmë është në duart e privatit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Audi Q3” i vjedhur në Poloni trafikohet në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari

Pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se disa shtetas ishin implikuar në një rast të trafikimit në Shqipëri,...

Disiplina e re që transformon fosilet në robotë për të studiuar evolucionin e tyre

Një organizëm i lashtë fosile detare, i cili daton 450 milionë vjet më parë, është kthyer në jetë në një robot. Një shembull i...

Sot seanca në GJKKO për betimin e Fredi Belerit,e pranishme dhe ambasadorja greke

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili kërkon...

Komisioni i Displinës/ Ndalohet hyrja e 14 tifozëve në stadiume pas dhunës në derbi

Pas akteve të dhunës që shoqëruan derbin Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka...

Përveç dietave dhe aktivitetit fizik, këto ushqime ju ndihmojnë në djegien e dhjamit

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji. Mirëpo...

Lajme të tjera

Web TV