Pasuritë e dinastisë Hajri thuhet se janë të parat që kanë rënë në ‘pritën’ e Forcës së Ligjit që ka shpikur kryeministri Rama me anë të një vendimi qeverie. Sipas të dhënave më të fundit bëhet me dije se janë pasuri të skeduara si të ardhura nga aktiviteti kriminal por ende nuk dihet se si do të operohet në lidhje me këtë fakt.
Burimet zyrtare të policisë saktësojnë se: “Po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet” ndërsa thuhet se është i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga. Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.
Aktualisht 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë departamentit të policisë kriminale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK. Nuk dihet se çfarë kanë plotësuar në këtë formular as se ç’pasuri tjetër përveç hotelit që u bë i famshëm me rastin e zhdukjes së trupit të Dodë (Jan) Prengës! n.k/Fjala.al/