“Hyri me dhunë”, Bashkia e Tiranës ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Je zero!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka publikuar mbrëmjen e sotme një deklaratë të ashpër kundër kryeopozitarit Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka dhunuar ambientetet e një konvikti në Tiranë. Sipas njoftimit të bashkisë, kreu i PD-së, “së bashku me 4 shoqërues të tij, jo student, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti.”

Bashkia thekson se Basha nuk kishte kërkuar leje për të hyrë në konvikt, ashtu siç e përcakton rregullorja, ndërkohë që ka nisur procedurat për të paditur kryeopozitarin.

Sipas Bashkisë së Tiranës, Basha synon të bëjë shfaqje me këto paraqitje.

Në fund të njoftimit lëshohet një numër i madh akuzash ndaj kreut të PD-së: “Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë.”

Reagimi i plotë

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me 4 shoqërues të tij, jo studentë, të pajisur me kamera për shoë-n e radhës, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti.

Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.

Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4.

Lexo edhe :  Baza ajrore në Kuçovë/ Begaj: Do shërbejë për sigurinë tonë

Ndërkaq, Godina nr.4 është një nga ndërtesat e cila do të rikonstruktohet sipas projektit të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili po zbatohet nga KFË-ja. Kjo e fundit ka ndihmuar edhe në rikonstruksionin e godinave të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, tashmë të përfunduara, e ndërkohë po vijon punën për rikonstruksionin e 4 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Në total, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 22 konvikte për studentët që studiojnë në Tiranë.

Nisur nga kjo, duam t’i drejtojmë disa pyetje aktorit Lulzim Basha: Sa konvikte keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa shkolla keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa karta studenti keni dhënë për studentët e Tiranës, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: Zero! Zero! Zero! Sepse Lulzim Basha jo vetëm që nuk ndërtoi e as rikonstruktoi ndonjë konvikt për studentët, por sot drejton partinë që zaptoi 3 konvikte për 30 vjet.

Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë. CV-në e mbushur me zero nuk do mund t’ia pastrojnë as videot e xhiruara nëpër Tiranë me figurantë të marrë borxh nga Forumi Rinor i PD-së.

Të fundit

Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Do të dal në zgjedhje me partinë time

Një deklaratë befasuese është bërë sot në një program televiziv nga avokati Spartak Ngjela ku u shpreh se në...

VIDEO/ Inter triumfon ndaj Genoas, Kristjan Asllani gjen golin e parë me zikaltërit

Inter siguron fitoren e 12-të në 12-të ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, ndërsa mori tri pikët në ndeshjen ndaj Genoa-s në “San Siro”. Sfida...

NATO nuk mund të ruajë Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë

Nga Mero Baze, Kur u ndërtua baza ushtarake e Kuçovës, që sot u bë bazë e NATO, qyteti quhej Qyteti “Stalin”. E ndërtuar një vit...

Fansi i Marilyn Monroe bën ‘çmendurinë e pazakontë’ pas vdekjes së ikonës së bukurisë

Një fans i vjetër e Marilyn Monroe po shpenzon mijëra paratë e tij për të bërë fushatë për Akademinë për t’i ofruar asaj një...

Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri merr vëmendjen e Reuters dhe Associated Press

Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ka marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare Reuters dhe Associated Press. Fakti që kjo bazë...

Lajme të tjera

Web TV